Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prej orësh Manatia e “skuqur” nga flakët, nis ndërhyrja nga ajri

Shkruar nga Newsbomb
Prej orësh Manatia e “skuqur” nga flakët, nis
Foto nga Lezha

Zjarri që ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse që ndodhen në zonë.

Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave dhe po monitorojnë situatën, ndërsa po merren masa për të parandaluar afrimin e flakëve drejt zonave të banuara.

Prej orës 08:00 ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, ku po kryhen hedhje uji në zonat e prekura, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe izolimin e vatrave aktive. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese