Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë viteve të fundit, por tashmë sfida kryesore është përmirësimi i cilësisë së turizmit.
Gjatë fjalës së mbajtur në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama tha se numri i turistëve është rritur nga rreth 2 milionë në mbi 12 milionë, duke theksuar se kjo rritje sjell edhe nevojën për standarde më të larta.
Sipas kryeministrit, pesë vite më parë Shqipëria ishte shumë pas vendeve të tjera të rajonit dhe Evropës sa i përket industrisë së turizmit. Ai solli si shembull mungesën e hoteleve me pesë yje dhe faktin se vendi nuk konsiderohej ende një destinacion i konsoliduar nga operatorët ndërkombëtarë të industrisë.
Rama tha gjithashtu se statistikat e dikurshme të turizmit ishin të fryra, pasi në to përfshiheshin edhe persona që hynin e dilnin nga Shqipëria për arsye të ndryshme, përfshirë udhëtime pune, takime familjare apo pushime jashtë vendit.
“Tashmë ndodhemi në një moment kur, në vend që të gëzohemi për rritjen e kërkesës, jemi të shqetësuar për nevojën urgjente për të rritur cilësinë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se flukset e larta të vizitorëve me të ardhura mesatare dhe të ulëta krijojnë presion mbi infrastrukturën, shërbimet, mjedisin dhe komunitetet lokale.
Sipas tij, objektivi tashmë është krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë dhe tërheqjen e një turizmi më cilësor, i cili, sipas Ramës, duhet të kthehet në një forcë të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj Trumpit
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen
- 11:05 Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori në një play-off të Botërorit! Grima shpall listën për 2 sfidat ndaj Uellsit
- 10:56 Rritet presioni ndaj Iranit, Trump dërgon aeroplanmbajtësen e tretë dhe mijëra trupa në Lindjen e Mesme
- 10:56 Turbina më e lartë e erës në botë arrin 365 metra në Gjermani
- 10:49 Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë
- 10:49 Huthitë mohojnë akuzat saudite për shënjestrimin e vendeve të shenjta të Medinës
- 10:39 Kurti: Kemi nisur komunikimet për të arritur një marrëveshje për presidentin