Jurgen Kloop ka gjetur fitoren e parë me Gjermaninë në ndeshjen e tretë në krye të ‘panzerave’. Gjermanët mposhtën 2-0 Serbinë në Ligën e Kombeve, duke siguruar 3 pikët e parë në grup. Në Mynih Bischof zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vulosi Florian Wirtz.

Me këtë 3 pikësh Gjermania renditet e treta në grup me 4 pikë, 1 më pak se Holanda e vendit të dytë që barazoi 2-2 në transfertën e Greqisë. Ballkanasit mbajnë vendin e parë me 7 pikë, ‘teksa’ kundër ‘tulipanëve’ të Xavi Hernandez morën avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Ioannidis dhe Masouras shënuan për grekët.

Në pjesën e dytë Van Dijk shkurtoi diferencat me kokë, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes Tijani Rijeinders barazoi shifrat.

Në grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve Portugalia vijon me pikë të plota edhe pas stuhisë që shpërtheu në kombëtare për shkak të të largimit të Cristiano Ronaldo-s. Luzitanët mposhtën me shifrat 2-4 Danimarkën, që në dy raste arritën të barazonin golat e Cancelo-s dhe Goncalo Ramos.

Në pjesën e dytë Vitinha me kokë dhe Joao Felix i siguruan fitoren përfaqësueses së drejtuar nga Jorge Jesus. Pas 3 ndeshjesh në grup Portugalia është në kuotën e 9 pikëve.

Vendi i dytë në këtë grup është në pikëpyetje të madhe. Aktualisht e mban Danimarka me 3 pikë për shkak të pëballjave direkte, ndërsa edhe Norvegjia me Uellsin janë në kuotë të njëjtë pikësh. Kjo pasi nordiket u mposhtën 2-1 në transfertën e Kardifit.