Niveli i ndotjes së Lanës alarmon KLSH-në: Kërcënim për shëndetin publik
Ndotja e lumit Lana në kryeqytet vijon të mbetet një probl...
Ndotja e lumit Lana në kryeqytet vijon të mbetet një probl...

Ndotja e lumit Lana në kryeqytet vijon të mbetet një problem serioz mjedisor. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë”, ka evidentuar problematikat e shkarkimeve urbane dhe industriale në lumin Lana.
Sipas të dhënave, nivelet e ndotjes në lumin Lana janë të larta dhe lidhen me shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, mbetjet urbane e industriale, si dhe ndërhyrjet në shtratin dhe territorin përreth lumit.
Problematika kryesore lidhet me derdhjen e ujërave të përdorura. Shkarkimet urbane, së bashku me ndotjen industriale dhe mbetjet, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë fiziko-kimike të ujit dhe në gjendjen e ekosistemit lumor.
“Ndotja kryesore në lumin e Lanës vjen nga shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, mbetjet urbane, industriale, ndërtimet pa leje që ngushtojnë rrjedhën e lumit; erozioni i tokës dhe dëmtimi i ekosistemit lumor”, evidentohet në raportin e KLSH-së.
Monitorimet e ujit kanë evidentuar praninë e niveleve të larta të materieve organike, metaleve të rënda dhe ndotësve të tjerë fiziko-kimikë. Këto të dhëna ngrenë shqetësime për ndikimin që ndotja mund të ketë në ekosistemet ujore, mjedisin urban dhe cilësinë e jetës së banorëve.
Problematika nuk kufizohet vetëm te shkarkimet e ujërave të ndotura. Ndër faktorët që ndikojnë në degradimin e lumit përmenden edhe hedhja e mbetjeve, ndërhyrjet dhe ndërtimet pa leje që mund të ngushtojnë rrjedhën e ujit, erozioni i tokës dhe dëmtimi i ekosistemit lumor.
Më tej ngrihet alarmi se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri, duke përbërë rrezik për shëndetin publik, ekosistemet dhe cilësinë e jetesës për popullatën e Tiranës dhe zonave përreth.
“Ndotja e Lumit të Lanës në kryeqytetin e vendit tonë i tejkalon ndjeshëm standardet kombëtare dhe të Bashkimit Evropian (BE), kriteret e Direktivës së BE-së për trajtimin e ujërave të ndotura urbane dhe udhëzimet globale të cilësisë së ujit, çka e bën atë lumin e dytë më të ndotur në Shqipëri (pas lumit Gjanica në Fier), referuar Raporteve të Gjendjes në Mjedis të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Nivelet e tilla të ndotjes së ujërave të këtij lumi përbëjnë kërcënim për shëndetin publik, ekosistemet dhe cilësinë e jetesës për popullatën e Tiranës dhe zonave përreth”, thuhet në raportin e KLSH-së.
Gjendja e Lanës mbetet një nga problematikat mjedisore që kërkon ndërhyrje të vazhdueshme, monitorim dhe zbatim efektiv të masave për trajtimin e ujërave të ndotura, me qëllim mbrojtjen e burimeve ujore dhe të mjedisit në zonën e Tiranës. /CNA
Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkua...
Banorët e Memaliajt po protestojnë sot para Kryesisë së Ku...
Vatra aktive e zjarrit në Manati, pranë aksit të vjetër Le...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se ...
Një banesë, 25 hektarë me ullishte, shkurre dhe bimësi jan...
Kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e djeshme...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar pamje nga zjarri në...
Politologu Ervis Iljazaj ka folur mbi skandalin e SHISH dh...
Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar skandalin me publiki...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka d...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Bulev...
Gazetari Merin Maçi ka zbuluar më shumë detaje në lidhje m...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me presidentin...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka folur për videot i...
Politologu Ermal Hasimja ka komentuar ndryshimet në Kodin ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Sot kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zbarkojë...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të enjten a...
Ekspertët thonë se largimi i forcave amerikane nga Iraku d...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...