Zjarri në Lezhë, Ndreu mbledhje urgjente me strukturat dhe drejtues të Policisë: Dyshohet për zjarrëvenie të qëllimshme

2 Tetor 2026, 11:50Kronika TEMA
Zjarri në Lezhë, Ndreu mbledhje urgjente me strukturat dhe drejtues

Zjarret që përfshinë disa zona te Lezhës mbrëmjen e së enjtes duke rrezikuar edhe banesa kanë vënë në lëvizje mënjëherë autoritetet.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ka kërkuar sot një mbledhje urgjente me prefektin e qarkut, drejtuesit e Policisë së Shtetit, përfaqësues të SHISH-it dhe strukturat e emergjencave. Në këtë takim do të diskutohet mbi situatën e rënduar nga zjarret dhe identifikimin e personave që janë përgjegjës për ndezjen e vatrave. 

Përhapja e shpejtë e flakëve në disa zona të ndryshmë kanë ngritur dyshime bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë arsye, Ndreu ka kërkuar angazhim maksimal të të gjitha strukturave për zbardhjen e rasteve dhe identifikimin e autorëve.

Përveç kësaj në fokus ka qenë edhe bashkëpunimi mes institucioneve, për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla, që mbrëmjen e kaluar rrezikuan jo vetëm sipërfaqe të konsiderueshme të territorit, por edhe banesa e sigurinë e banorëve.

Pas takimit, kryetari i Bashkisë ka bërë edhe një apel publik për qytetarët, duke kërkuar kujdes maksimal dhe njoftim të menjëhershëm të strukturave për çdo vatër zjarri apo situatë të dyshimtë.

Ndërkohë, strukturat zjarrfikëse dhe emergjencat civile vijojnë monitorimin e territorit, ndërsa institucionet ligjzbatuese po punojnë për dokumentimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Lini një Përgjigje