'Faza përfundimtare' e Ramës, modeli i Putinit dhe arrestimi i kreut të organizatës

'Faza përfundimtare' e Ramës, modeli i Putinit dhe arrestimi i kreut të organizatës

11:29, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur Vladimir Putini nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në pushtet në Rusi, dhe në vend kishte akoma disa media të lira, një gazetar e pyeti atë se çfarë do të ndodhte me proceset demokratike në vend.

“Mos u shqetësoni, do vijë një ditë që Rusia do të ketë demokraci të plotë,” pati premtuar ai.

Se çfarë ndodhi më pas, kjo dihet, por premtimi i Putinit fsheh në vetvete një model që është përsëritur nga shumë autokratë elektoralë në mbarë botën.

Politologët thonë se qëllimi i këtyre autokratëve është ta paraqesin gjithçka si një proces të mundimshëm që e ka një fillim, por që do e ketë edhe një fund një ditë.

Bash si Shën Agustini që dikur lutej ‘Zot më bëj të pastër dhe të përmbajtur... por jo tani’, edhe këta premtojnë se një ditë do ketë zgjedhje të lira, do ketë drejtësi, nuk do ketë krim, nuk do ketë korrupsion, nuk do ketë ryshfet, nuk do ketë shkelje të ligjeve...

Nën këtë frymë të autokratëve elektorale, Edi Rama deklaroi gjatë një interviste për një gazetë gjermane se jemi në fazën finale të luftës ndaj korrupsionit.

“Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit,” tha Rama.

Njësoj si në atë filmin me fund të lumtur, ku pasi dalin titrat dhe bie perdja, gjërat shkojnë fjollë, Edi Rama po deklaron se po vjen faza finale.

Por e vërteta është se gjatë sundimit të tij, korrupsioni ka ardhur duke u shtuar, krimi i organizuar duke u rritur në mënyrë të përbindshme, ryshfeti duke kapur majat.

E gjitha kjo për një arsye krejt të thjeshtë.

Profesori izraelit, Dan Ariely, provoi në mënyrë shkencore se korrupsioni arrin nivele dominuese në shoqëri dhe kthehet në sistem vetëm atëherë kur kreu i organizatës është i korruptuar vetë.

E thënë ndryshe, që të rrëzosh korrupsionin sistemik, duhet të rrëzosh kreun e organizatës.

Kjo është gjëja që duhej bërë që në fillim. Arrestimi i kreut të organizatës mund të shembte atë. Të tjerat janë lustra.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, ndaj Edi Rama vazhdon të japë sot leksione për pastrimin e shtëpisë në media të huaja, tamam si një Putin i vogël në mes të Evropës.

Da mihi castitatem et continentiam, sed noli modo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco