Një copë betoni në Prishtinë” – gazeta austriake me një rrëfim interesant në prag të ndeshjes me Kosovën

Gazeta austriake “Der Standard” ka botuar një shkrim të posaçëm për stadiumin “Fadil Vokrri” dhe historinë e futbollit kosovar, ndërsa afrohet ndeshja Kosovë–Austri e së dielës, 4 tetor, në Ligën e Kombeve. Përmes katër ndeshjeve historike, mediumi austriak tregon se si ky stadium është bërë pjesë e rëndësishme e historisë sportive dhe shoqërore të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në kuptimin tradicional, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë nuk është një “xhevahir”. Ai ka formë ovale, përfshin një pistë vrapimi dhe ofron pak më pak se 14 mijë vende. Megjithatë, siç shkruan “Der Standard”, ai mishëron një pjesë të rëndësishme të historisë së futbollit kosovar, transmeton Telegrafi.

21 gusht 1983: FC Prishtina – Partizani i Beogradit 2:1

Gjatë fillimit të viteve ’80, FC Prishtina ishte kthyer në një qendër tërheqëse për talentet kosovare dhe në vitin 1983 siguroi për herë të parë ngjitjen në Ligën e Parë Jugosllave. Në një periudhë të tensionuar politikisht dhe etnikisht, rreth 35 mijë tifozë u dyndën në stadium për përballjen me kampionin në fuqi, Partizanin e Beogradit.

Partizani kaloi i pari në avantazh me gol të Dragan Mances, por Zoran Batroviq rivendosi baraspeshën. Pasi ndodhi një incident mes Xhevat Prekazit dhe një lojtari të Partizanit, ekipi vendës fitoi epërsi numerike dhe më pas Fadil Vokrri realizoi golin që i dha fitoren 2–1.

Vetëm dhjetë ditë më pas, rreth 35 mijë tifozë — sipas disa burimeve edhe 40 mijë — e panë Prishtinën që mposhti Dinamon e Zagrebit 3–2. “Shumica nuk erdhën vetëm për të parë sport”, do të deklaronte Vokrri vite më vonë.

18 gusht 1991: FC Prishtina – Mogren Budva

Nga fundi i viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, autonomia e Kosovës pësoi kufizime të mëdha dhe shqiptarët filluan të ndërtonin struktura paralele edhe në sport.

Takimi i parë i sezonit 1991 kundër Mogren Budvës nuk u luajt. Trajneri Ajet Shosholli dha dorëheqjen, kurse një ditë më vonë u larguan edhe të gjithë futbollistët shqiptarë të Kosovës.

Kushtrim Munishi, i cili në atë kohë ishte vetëm 18 vjeç, e kujton vendimin: “Nuk e kisha të lehtë ta merrja atë vendim. Isha 18 vjeç në atë kohë dhe kisha karrierën përpara; mund të kisha luajtur për Partizanin e Beogradit ose Dinamon e Zagrebit”.

Në fund, ai e përshkruan atë vendim si një zgjedhje të përbashkët: “Nuk donim të kishim më asnjë lidhje me Serbinë. Ato ishin hapat e parë drejt pavarësisë”.

Për tetë vjet, klubet shqiptare nuk mundën ta përdornin stadiumin e Prishtinës, sepse autoritetet jugosllave ua ndaluan përdorimin e objekteve publike.

23 korrik 1999: FC Prishtina – Tetova 4:3

Vetëm disa javë pasi lufta në Kosovë përfundoi, FC Prishtina u kthye sërish në stadium për një miqësore ndaj një ekipi të përzgjedhur nga Tetova.

Kushtrim Munishi, i cili ishte kthyer nga Austria, i kujton emocionet e atij momenti: “Nuk mund t’i përshkruash emocionet që ndjen në një moment të tillë”. Të gjithë ish-bashkëlojtarët e tij kishin mundur t’i mbijetonin luftës.

Një koncert u zhvillua para ndeshjes dhe stadiumi u mbush me publik. Munishi thotë: “Njerëzit ishin të etur për këtë. Nuk kishin parë ndeshje në atë stadium prej tetë vitesh”.

10 shtator 2018: Kosova – Ishujt Faroe 2:0

Pasi Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe më pas u pranua në UEFA e FIFA, stadiumi “Fadil Vokrri” u shndërrua në skenën e ndeshjeve të para zyrtare të kombëtares në Prishtinë.

Më 10 shtator 2018, përpara 12,667 tifozëve, Kosova përballi Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve. Ajo ishte ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare e Kosovës në Prishtinë dhe Dardanët fituan 2–0.

Njërin nga golat e shënoi Atdhe Nuhiu, i cili e kujton atë mbrëmje si një moment të veçantë: “Atmosfera ishte fantastike. Duke marrë parasysh gjithçka që vendi ka kaluar, futbolli u ka dhuruar vazhdimisht pak lumturi”.

Më tej ai u shpreh: “Ishte një ndjesi e veçantë të shënoje një gol dhe të shihje gëzimin në fytyrat e njerëzve”.

Nuhiu e konsideron atë takim vetëm fillimin e një rrugëtimi që më vonë do ta kthente ditën e ndeshjes në një festë për të gjithë vendin.

Tani, disa vite më pas, “Fadil Vokrri” po bëhet gati të mirëpresë një tjetër përballje të rëndësishme. Kosova dhe Austria do të ndeshen të dielën, më 4 tetor, në Ligën e Kombeve, në një stadium që, siç shkruan “Der Standard”, është shumë më tepër se thjesht një fushë futbolli.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet