Michael Jordan vendos rekord të ri, ja sa është shitur fanella e veshur nga legjenda e NBA në 1998
Armand “Mondo” Duplantis ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të garojë gjatë gjithë sezonit të atletikës në salla të mbyllura në vitin 2027.
Kampioni olimpik dhe rekordmeni i shumëfishtë i botës ka vendosur të marrë një pauzë, pas një sezoni 2026 veçanërisht të ngarkuar, me shumë gara dhe udhëtime.
Në deklaratën e tij, Duplantis shpjegoi se kalendari intensiv i këtij viti, udhëtimet e shumta dhe faktorë personalë nuk i kanë lënë kohën e nevojshme për t’u përgatitur siç duhet për sezonin e ri.
“Po e marr këtë vendim për t’i dhënë trupit tim rikuperimin dhe përgatitjen që i nevojiten, në mënyrë që të mund të performoj në nivelin tim më të mirë kur të rikthehem”, u shpreh atleti suedez.
Vendimi do të thotë se Duplantis do të mungojë në të gjithë sezonin dimëror të garave, përfshirë edhe kompeticionet kryesore të zhvilluara në ambiente të mbyllura.
28-vjeçari është një prej emrave dominues të kërcimit me shkop dhe ka vendosur rekorde të shumta botërore gjatë viteve të fundit. Pas një viti me ngarkesë të lartë, ai ka zgjedhur të fokusohet te rikuperimi dhe përgatitja, përpara rikthimit në pistë.
“Mondo” Duplantis pritet të rikthehet në garat e sezonit të jashtëm, ku objektivi do të jetë vazhdimi i rezultateve të tij në elitën e atletikës botërore.
Top Channel