Deputeti i PD publikon pamjet nga Komisioni i Ligjeve: Propagandë me dosje bosh
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të seancës së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale.
Mziu ka publikuar një video nga mbledhja, ku shihet teksa hap disa dosje të vendosura pranë tryezës ku po prezantohej projektligji dhe tregon se ato janë bosh.
“Propagandë komuniste me dosje bosh përpara Kuvendit!”, shkruan deputeti demokrat, duke e shoqëruar pamjen me komentin se “kur mungojnë argumentet, mbeten dosjet bosh dhe propaganda plot”.
Mziu e ka cilësuar situatën si “një shfaqje të vjetër me kostum të ri”, duke shtuar: “shumë zhurmë, zero përmbajtje”.
Nga pamjet e publikuara prej deputetit nuk bëhet e qartë se përse dosjet ishin vendosur në tryezë dhe nëse ato kishin lidhje me materialet e prezantimit të projektligjit. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse dosjet ishin pjesë e dokumentacionit të mbledhjes apo ishin vendosur aty për një qëllim tjetër.
Reforma Territoriale! Debate me tone të larta te ‘Ligjet’, Korreshi përplaset me Manjan
Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë
Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë
- 11:45 Reforma Territoriale! Debate me tone të larta te ‘Ligjet’, Korreshi përplaset me Manjan
- 11:36 Trump apel mbështetësve para zgjedhjeve të nëntorit: Nëse humbasim, demokratët do të tentojnë të më shkarkojnë
- 11:15 Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë
- 11:05 Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori në një play-off të Botërorit! Grima shpall listën për 2 sfidat ndaj Uellsit
- 10:56 Rritet presioni ndaj Iranit, Trump dërgon aeroplanmbajtësen e tretë dhe mijëra trupa në Lindjen e Mesme
- 10:56 Turbina më e lartë e erës në botë arrin 365 metra në Gjermani