2 Tetor 2026, 11:54
Nga E.d
Viktima dhe autori
TIRANA- Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i të resë e cila u vetëvra disa muaj më parë do të dalë ditën e sotme para gjykatës. Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, pasi dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Seanca do të nis sot në orën 11:40, nën drejtimin e gjyqtares Matilda Fetahu. Fizi dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për dhunë fizike në një rast dhe u arrestua ditën e djeshme pas më shumë se 6 muajsh në arrati.
Fizi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti. Arrestimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, si dhe pas kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij, të cilët kanë bërë të mundur dorëzimin e tij.
Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, ndërsa natën e ngjarjes Eraldo Fizi ishte takuar me të ndjerën. Ata kishin udhëtuar drejt Shëngjinit, ndërsa dyshohet se gjatë rrugës Fizi e ka dhunuar të renë në makinë. Gjithashtu rezulton se natën e krimit, Fizi është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”.
Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, ku shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Po ashtu, në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj./Dosja.al
eraldo fizi
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:42
E.d
Hoteli ku ndodhi ngjarja
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 24-vjeçar nga Kosova ësht&e...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:31
E.d
Adi Hila
TIRANË- Denoncimi i parë në lidhje me publikimin e videove intime të Adi Hilës në rrjet ka mbërritur në po...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:20
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një konflikti i dhunshëm mes një shqiptari dhe një shtetasi gjerman ka ndodhur në Gjermani. Rasti i...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 10:55
E.d
Pamje
TIRANA- Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 10:29
E.d
Denis Matoshi
BELGJIKA- Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi i njohur me pseudonimet “Alduth” dhe “Shqiptari i Gjatë&rd...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 10:08
E.d
Erind Xhaferi
FIER - Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një in...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 09:55
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Elbasanit, konkretisht në fshatin Galush të Peqini...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 09:30
E.d
Pamje
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ish-bashkëshorti ka plagosur me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj ...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 08:43
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, në kua...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 08:29
E.d
Pamje
LEZHA- Zjarri në malin e Manatisë në Lezhës vijon të jetë aktiv, por jo në përmasat e mbrëmjes s&eu...