Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, del para gjykatës Eraldo Fizi

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, del para gjykatës Eraldo Fizi

11:59, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Fatjon Gjinaj/

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Eraldo Fizit, ish-bashkëshortit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën në mars të këtij viti me dyshimet se u vetëvra.

Matilda Fetahu është gjyqtarja që do të vendos mbi masën e sigurisë teksa Fizi dyshohet për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”, si dhe për dhunë fizike ndaj ish-partneres së tij.

Ai u arrestua pas më shumë se gjashtë muajsh në kërkim, pasi ishte shpallur në kërkim që në muajin mars. Dorëzimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes autoriteteve të Tiranës dhe Lezhës, si dhe kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij.

25-vjeçarja, me origjinë nga Shëngjini, jetonte në Tiranë pas ndarjes nga bashkëshorti. Sipas hetimeve, Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se kishte shkuar në banesën ku jetonte ish-bashkëshortja. Të nesërmen, më 10 mars, Xhuana konsumoi fostoksinë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Hetuesit dyshojnë se para ngjarjes 25-vjeçarja ishte dhunuar fizikisht ndërsa u raportua se në trupin e të ndjerës kishte shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah. Në banesë u gjet edhe një letër që ajo u kishte lënë prindërve.

Martesa mes Xhuanës dhe Eraldo Fizit ishte lidhur në vitin 2025 dhe kishte zgjatur vetëm rreth tre muaj, përpara ndarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco