
Disa ditë pas skandalit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adrian Hila me personazhe të njohur të shoëbizit, ka mbërritur edhe denoncimi i parë në polici.
Ende nuk dihet se nga kush konkretisht është bërë denoncimi, por është regjistruar procedim penal lidhur me shpërndarjen e videove në faqet online në internet.
Mbrëmjen e djeshme, kompozitori u paraqit në komisariat për të dhënë dëshminë e tij ku mësohet se ka deklaruar se kamerat i kishte vendosur për arsye sigurie në shtëpi dhe se nuk kishte patur ide që janë publikuar video të tilla në faqet për të rritur.
Pas kontrolleve të policisë në banesën e Hilës, janë gjetur kamera të tjera sigurie, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024. Versus.al

