AKTUALITET /

Ktheu apartamentin me qira në "strehë" prostit*cioni e droge, arrestohet e reja braziliane në Shkodër

Shkruar nga Versus

Ktheu apartamentin me qira në "strehë" prostit*cioni e

Shkodër- Një 29 vjeçare me shtetësi braziliane është arrestuar nga policia pasi u kap brenda një apartamenti në lagjen “Ahmet Haxhia” ku dyshohet se ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit dhe shitjes së drogës.

Në pranga ra L.S të cilësiu gjetën edhe një shumë parash në lekë dhe euro si dhe kokainë e kanabis. Po ashtu u arrestua edhe 40 vjeçari N.N i cili u gjet në apartament dhe dyshohet se ishte përfitues i veprimtarive kriminale që ushtronte e reja braziliane.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll