Kurti publikon foton me Trump: SHBA, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen.
Në postimin e tij, Kurti shkruan se takimi është zhvilluar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, shkruan Kurti.
Sipas kryeministrit kosovar, gjatë takimit ai e ka falënderuar Trump për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se edhe Kosova synon anëtarësimin në Aleancën Atlantike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti në postimin e tij.
Kurti: Kemi nisur komunikimet për të arritur një marrëveshje për presidentin
Protestë në mbështetje të katërshes së UÇK: Çlirimtarët e Kosovës duhet të shpallen të pafajshëm
Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
- 12:05 Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet braziliania në Shkodër! Pranga edhe një 40-vjeçari
- 12:04 Putin del hapur në mbështetje të Vuçiçit: Shpresoj të bëhet kryeministër
- 11:56 Deputeti i PD publikon pamjet nga Komisioni i Ligjeve: Propagandë me dosje bosh
- 11:45 Reforma Territoriale! Debate me tone të larta te ‘Ligjet’, Korreshi përplaset me Manjan
- 11:36 Trump apel mbështetësve para zgjedhjeve të nëntorit: Nëse humbasim, demokratët do të tentojnë të më shkarkojnë
- 11:15 Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë