“Arresto Ballukun”/ Vijon protesta e qytetarëve para SPAK: Çfarë provash të tjera doni?
Pas një nate alarmi në disa zona të Lezhës, ku flakët rrezikuan edhe banesa, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, ka thirrur sot një mbledhje urgjente me prefektin e qarkut, drejtuesit e Policisë së Shtetit, përfaqësues të SHISH-it dhe strukturat e emergjencave.
Në qendër të takimit ka qenë situata e rënduar nga zjarret dhe identifikimi i personave përgjegjës për ndezjen e vatrave.
Aktivizimi i disa vatrave në zona të ndryshme dhe përhapja e shpejtë e flakëve kanë ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë arsye, Ndreu ka kërkuar angazhim maksimal të të gjitha strukturave për zbardhjen e rasteve dhe identifikimin e autorëve.
Në fokus ka qenë edhe bashkëpunimi mes institucioneve, për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla, që mbrëmjen e kaluar rrezikuan jo vetëm sipërfaqe të konsiderueshme të territorit, por edhe banesa e sigurinë e banorëve.
Pas takimit, kryetari i Bashkisë ka bërë edhe një apel publik për qytetarët, duke kërkuar kujdes maksimal dhe njoftim të menjëhershëm të strukturave për çdo vatër zjarri apo situatë të dyshimtë.
Ndërkohë, strukturat zjarrfikëse dhe emergjencat civile vijojnë monitorimin e territorit, ndërsa institucionet ligjzbatuese po punojnë për dokumentimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Top Channel