Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për Eraldo Fizin, 25-vjecarin e akuzuar se ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikollaj, duke sjellë për pasojë vetëvrasjen saj në mars të këtij viti.

Sipas burimeve Eraldo Fizi ka shprehur pendesë për gjithçka ka ndodhur, dhe avokati i tij nuk kërkoi masë më të lehtë. I riu mësohet të ketë thënë se ka ushtruar dhunë vetëm një ditë përpara se 25-vjecarja të pinte fostoksinë, dhe jo në mënyrë sistematike. Ai deklaroi se ishte i dashuruar me Xhuanën me të cilën ka bërë disa tentativa për ribashkim, duke theksuar se ndarja erdhi për xhelozi

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në vitin 2025, që zgjati vetëm 3 muaj. Pas ndarjes e reja jetonte me motrat e saj në Tiranë, ndërkohë më 9 mars u takua me ish-bashkëshrtin, ku siç ai pohoi para hetuesve, e ka dhunuar.

Një ditë me pas më 10 mars Xhuana Nikollaj konsumoi fostoksinë duke i dhënë fund jetës. Fizi u vetëdorezua të mërkurën në Policinë e Lezhës pas më shumë se 6 muajsh në kërkim.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë