Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë. Vepra penale për të cilën akuzohet

2 Tetor 2026, 13:00Kronika TEMA
Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Kjo për shkak se kamera e sigurisë është vënë nga vetë ai.

Ndërsa hetimet vijojnë paralelisht edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Rrjeti po zien prej disa kohësh, teksa disa video intime janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme. Në video shfaqet kompozitori dhe këngëtare e personazhe të njohura në momente intime.

Lini një Përgjigje