E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gazetari Elton Tozaj në polici: Si i sigurova videot intime të kompozitorit me artistet

Gazetari Elton Tozaj ka dhënë deklaratë në Polici lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjet dhe në aplikacionin WhatsApp. Në dëshminë e tij, Tozaj ka sqaruar rrethanat se si ka marrë dijeni për materialet dhe ka mohuar të ketë qenë personi që i ka prodhuar, regjistruar, publikuar apo shpërndarë ato.

Sipas deklaratës së dhënë para autoriteteve, gazetari ka treguar se disa video intime i janë dërguar përmes WhatsApp-it nga persona të tjerë. Ai ka deklaruar se, pasi mori dijeni për qarkullimin e tyre, reagoi publikisht në rrjetet sociale për të denoncuar fenomenin dhe për të informuar publikun, duke theksuar se nuk ka publikuar në profilet e tij pamje intime apo pornografike.

Reklamë

Tozaj ka deklaruar gjithashtu se më vonë ka mësuar, përmes kërkimeve të tij, se disa prej materialeve mund të kishin qenë të publikuara më herët në një faqe pornografike dhe se mund të qarkullonin online prej një periudhe të gjatë. Ai ka sqaruar se këtë informacion nuk e kishte në momentin kur materialet i mbërritën në WhatsApp.

Deklarta e plotë:

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.