Top Channel/Këngëtari përndiqte vajza, arrestohet në Fier Erind Xhaferi, e denoncuan vajzat e mitura
02/10/2026 12:46

Këngëtari i muzikës popullore nga Fieri, Erind Xhaferi, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pas një informacioni të marrë në rrugë operative, lidhur me një rast të dyshuar për përndjekjen e vajzave të mitura. Burime nga Komisariati i Policisë Fier kanë konfirmuar për Top Channel ndalimin e këngëtarit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, dyshimet ndaj Xhaferit lidhen me përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre. Mësohet se ka qenë një telefonatë e bërë nga vajzat në sallën operative të Policisë, e cila ka vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit. Në vijim, efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Sipas informacioneve paraprake, ndaj këngëtarit është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”. Hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit i janë referuar Prokurorisë.

Top Channel/Këngëtari përndiqte vajza, arrestohet në Fier Erind Xhaferi, e denoncuan vajzat e mitura
02/10 12:46
Top Channel/ Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë, por bizneset në jug humbasin miliona
02/10 12:44
Top Channel/ Tensione në tubimin para Kuvendit, protestuesi tenton të godasë me tabelë Erion Braçen
02/10 12:42
Top Channel/ Zjarri përfshin ullishtet në Peqin, ndërhyhet edhe nga ajri
02/10 12:40
Top Channel/ Me pankarta dhe thirrje ‘Arresto Ballukun’, protestohet përpara Spak
02/10 12:39
Top Channel/ Rama kërkon cilësi në turizëm, pas rritjes së vizitorëve synohen shërbime më të mira
02/10 12:28
Top Channel/ “Po pastrojmë Shqipërinë”, Rama vlerëson SPAK, por shpreh rezerva për paraburgimin
02/10 12:26
Top Channel/‘Një fletë me një dosje’, Mziu te Territorialja:Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…
02/10 12:17
Top Channel/ Apartamenti kthehet në bazë prostitucioni dhe droge, në pranga 29-vjeçarja braziliane
02/10 12:15
Top News – Shqipëria, shesh beteje kundër Trump! Rama ‘porosit’ demokratët amerikanë: E padrejtë
02/10 12:10
Top Channel/ ‘Këta janë si viktimat e atyre videove’,Blushi te Ligjet: Sjellin dosje si arkivolet…
02/10 12:02
Top Channel/ ‘Mbasi bëtë plazh u kujtuat për reformën’, Manja Opozitës: Dorëzuat në shtator…
02/10 11:55
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53
Top Channel/ OpenAi shkarkon tre punonjës: Keqpërdorën informacione konfidenciale!
02/10 11:52
Top Channel/ Protestat në Kosovë kundër Speciales, reagon BE: “E drejtë e tyre themelore”!
02/10 11:52
Top Channel/ “Kjo fundjavë vendimtare për presidentin”, Kurti: “Urgjent me nisjen e konsultimeve”!
02/10 11:52
Top Channel/ ‘Konsultim antikushtetues’, Boçi-Manjës:Qartazi ky raport është kundër PD, është çyryk…
02/10 11:37
Top Channel/ Zjarri në malin e Manatisë, era favorizon përhapjen e flakëve, ndërhyhet nga ajri
02/10 11:32
Top Channel/ ‘Nuk jam njeriu që urdhëron kush të vij’, Manja-Ndojës:Bini dakort para se të vini si…
02/10 11:24
Top Channel/ ‘Ndërprit mbledhjen, jam kot këtu’, Ndoja debat me Manjën: Bën sikur di më shumë se…
02/10 11:13