web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush i mbushi burgjet me të paraburgosur?

2 Tetor 2026, 12:29, Aktualitet CNA

Kush i mbushi burgjet me të paraburgosur?

Kryeministri Edi Rama raportoi në një prezantim ku vetë flet, vetë pyet dhe vetë përgjigjet, pse po ndryshonte Kodin e Procedurës Penale. 

Argumenti kryesor i dhënë nga ai ishte se do të kemi një Kod të Procedurës Penale, që do ta kenë zili Suedia, Norvegjia apo Finlanda, në Shqipëri, vendin më të korruptuar dhe të inkriminuar të Europës.

Ky Kod i ri i Procedurës Penale bëhet, sipas Ramës, me qëllimin për të zbutur masat represive dhe për të ulur numrin e personave në paraburgim. Sipas narrativës së tij me megafonin mediatik, SPAK-u i ka mbushur burgjet plot dhe ka bërë namin.

Le të shohim faktet.

Sipas të dhënave zyrtare të raportuara në Komisionin Parlamentar të Ligjeve nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, rezulton se SPAK-u ka në paraburgim vetëm 3.5% të totalit të të paraburgosurve.

SPAK-u ka minimumin e minimumeve të numrit të të paraburgosurve dhe shifra 3.5% do të thotë se në 1000 të paraburgosur, vetëm 35 prej tyre ndodhen aty me kërkesë të SPAK-ut.

Burgjet janë plot me të paraburgosur për cigaren e hashashit, çati pa leje, vjedhje energjie (dikush dhe ka ndërruar jetë për këtë në burg) dhe shumë e shumë vepra të tjera penale.

Burgjet janë mbushur plot nga prokuroritë e rretheve. Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në rast se duan t’u shërbejë qytetarëve, ky duhet të jetë termi.

Policia të mos mbushë burgjet, të mos marrë masa arresti dhe të mos bëjë shoqërime se urdhëron kryeministri, arrestoni për ndërtime pa leje, për një cigare hashash, për vjedhje energjie apo deri tek idiotësia e thënë publikisht nga Ilir Proda “se do t’i arrestonte shqiptarët për parkim dyshe”.

Paraburgimet janë plot nga urdhrat e kryeministrit dhe jo nga SPAK-u. 

Ata që janë në paraburgim nga SPAK-u kanë akuzë për grup të strukturuar kriminal, vrasje në bashkëpunim, pastrim të produkteve të veprës penale, korrupsion e të tjera akuza që i ka kompetencë SPAK-u.

Janë pikërisht këto që kërkon të amnistojë Rama me Kodin e ri të Procedurës Penale. Do që të nxjerrë nga burgu ata 3.5% që ka prangosur SPAK-u. Gjoja në emër të një drejtësie europiane, kërkon të shpëtojë lëkurën e hajdutëve të tij, asgjë më shumë se kaq.

Shifrat flasin vetë. Hajdutët, banditët, të korruptuarit e pushtetit amnistohen me Kodin e Ri të Procedurës Penale, i cili pretendohet se është një Kod euorpian, por në fakt bëhet me qëllim për të mbështetur korrupsionin dhe krimin në vendin me nivelin më të lartë të këtyre fenomeneve në Europë. /CNA





Lajmet e fundit nga