Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona

2 Tetor 2026 | 12:54

Pesë punëtorë humbën jetën pas shembjes së një miniere në Turqi. Ngjarja u regjistrua në Soma, provinca Manisa. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, gjithsej shtatë minatorë u nxorën nga miniera, dy prej të cilëve gjallë. 

Njëri prej të mbijetuarve është ende në spital, ndërsa i dyti është liruar nga spitali. Prefektura e Manisës kishte njoftuar më parë identifikimin e tre të vdekurve dhe përfundimin e hetimeve, përpara se AFAD të njoftonte numrin përfundimtar të pesë viktimave:

Pas shembjes, u krijua një qendër për menaxhimin e krizave nën koordinimin e autoriteteve të prefekturës së Manisës, të cilat njoftuan mobilizimin e menjëhershëm të shërbimeve kompetente.

Ngushëllime shprehën Kryetari i Parlamentit turk Numan Kurtulmus, ministrat dhe përfaqësuesit e presidencës dhe partisë në pushtet. Ministrja e Familjes Mahinur Ozdemir Goktas tha se ekipet e mbështetjes psikosociale janë në minierë dhe në spital, pranë punëtorëve dhe familjeve të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja shton 130 milionë euro në financimin e dronëve për sigurinë e kufijve

BE-ja po investon 130 milionë euro shtesë në teknologjinë e dronëve, si pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të forcuar sigurinë kufitare dhe...
12:33 | 02/10/2026

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

Oraganizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se çmimet botërore të ushqimeve u rritën në shtator në nivelin më të lartë...
12:27 | 02/10/2026

Padi ndaj Olivia Dean, akuzohet se ka kopjuar “Just The Two of Us” të Bill Withers

Ylli britanik i muzikës pop, Olivia Dean është akuzuar për kopjimin e melodisë së këngës klasike soul të Bill Withers, “Just The Two of Us”,...
12:21 | 02/10/2026