Presidenti i UEFA-s, kritik i ashpër ndaj Infantinos: Është koha ta themi këtë, futbolli nuk ka nevojë për perandorë

2 Tetor 2026 | 12:55

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka intensifikuar kërkesën e tij për të larguar Gianni Infantinon nga presidenca e FIFA-s, duke nisur një sulm të ashpër gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatave Evropiane të Futbollit, EFC, në Kopenhagen.

Marrëdhëniet midis dy burrave dhe organizatave të tyre arritën në pikën më të ulët muajin e kaluar kur u zbulua se Infantino planifikonte të shiste një pjesë të aksioneve në garat e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës, një grupi investitorësh privatë të udhëhequr nga vëllai i dhëndrit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Zbulimi e ka zhytur futbollin botëror në një luftë qeverisjeje me UEFA-n që kryeson këtë çështje, së bashku me konfederatat aziatike (AFC) dhe ato të Amerikës Veriore/Qendrore (CONCACAF), në një përpjekje për një ndryshim të menjëhershëm të udhëheqjes në FIFA .

Megjithatë, konfederatat afrikane (CAF) dhe ato të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) janë bashkuar pas presidentit aktual.

Në fjalimin e tij, presidenti 58-vjeçar slloven i UEFA-s përdori përrallën e Hans Christian Andersen “Rrobat e Reja të Perandorit” për të kritikuar deklaratat e fundit të FIFA-s në lidhje me “modernizimin” dhe “demokracinë”: “Fjalë shumë të përshtatshme janë dëgjuar kohët e fundit në futbollin botëror, zhvillim, demokratizim, konsultim, fjalë që, në fakt, përdoren për të përshkruar pikërisht të kundërtën. Shitja e një pjese të së ardhmes së futbollit nuk bëhet “zhvillim” sepse e quani kështu. Vendosja e federatave kombëtare para faktit të kryer nuk bëhet “demokratizim”, pavarësisht se sa e madhe është kërkesa. Dhe sekreti nuk bëhet “konsultim” sepse e quani kështu”.

UEFA tashmë ka nisur procedura ligjore kundër FIFA-s, Infantinos dhe investitorëve të propozuar, ndërsa FIFA akuzon UEFA-n për ngacmim dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e udhëheqësit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori në një play-off të Botërorit! Grima shpall listën për 2 sfidat ndaj Uellsit

Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror. Kuqezezat do të përballen...
11:05 | 02/10/2026

Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri, Csaba Laszlo merr drejtimin e kuqebluve pas largimit të Edi Martinit

Csaba Laszlo do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë duke zënë kështu vendin e mbetur bosh pas largimit të Edi Martinit nga pankina kuqeblu....
09:41 | 02/10/2026

448 zyrtarë të futbollit turk hetohen për baste të paligjshme

Presidenti i Trabzonspor dhe 447 figura të tjera të futbollit në Turqi po hetohen nga Federata Turke e Futbollit për baste të paligjshme, ndërsa futbolli turk...
09:26 | 02/10/2026