Albin Kurti ka ndarë sot foton nga takimi i tij i parë me Presidentin amerikan Donald Trump, i zhvilluar pak ditë më parë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në postimin e tij, kryeministri i Kosovës tha se e falënderoi Trumpin për mbështetjen ndaj rritjes së investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon të bëhet pjesë e Aleancës.
Kurti e cilësoi SHBA-në si "aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special" të Republikës së Kosovës, duke vënë në dukje rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.






Komente
Komento