2 Tetor 2026, 12:54
Nga I.A
Balfin
Dy media në Shqipëri dhe Kosovë përballen me procese gjyqësore në Austri, pasi Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (Landesgericht für Strafsachen Wien) ka pranuar për shqyrtim paditë e paraqitura nga Samir Mane, President i BALFIN Group, lidhur me publikime të konsideruara shpifje.
Vendimi, me numër 113 Hv 143/26s, konfirmon juridiksionin e gjykatës austriake dhe i hap rrugë shqyrtimit të çështjeve në themel.
Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (Landesgericht für Strafsachen Wien) duke ju referuar Ligjit për Mediat ka pranuar për shqyrtim paditë lidhur me publikime të konsideruara shpifëse dhe dëmtuese për imazhin dhe reputacionin e z. Samir Mane, me shtetësi austriake.
Të pyetur lidhur me këtë çështje, Departamenti i Medias i BALFIN Group konfirmoi se katër paditë e para janë paraqitur pranë Gjykatës Penale Rajonale të Vjenës.
Ndërkohë, i pyetur për të komentuar aspektet ligjore të çështjes, Dr. Matthias Heltschl, nga studioja ligjore austriake Windhager – Medienrechtskanzlei, deklaroi: “Sipas vendimit nr. 113 Hv 143/26s, gjykata austriake iu referua dispozitave të Ligjit Austriak për Median. Vendimi përcakton se, për shkak se publikimet në fjalë ishin të aksesueshme nga publiku në Austri, efekti specifik i veprës penale të pretenduar, në kuptim të nenit 67(2) të Kodit Penal Austriak, ka ndodhur gjithashtu në Austri. Për këtë arsye, gjykata konfirmoi juridiksionin austriak dhe zbatueshmërinë e legjislacionit austriak për median.”
Çështja vjen në një kohë kur Shqipëria vijon procesin e përafrimit të legjislacionit të saj me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe fushën e medias. Në këtë kontekst, mënyra se si legjislacioni për median zbatohet në praktikë në shtetet anëtare të BE-së mund të shërbejë si pikë referimi për diskutimet mbi përgjegjshmërinë e medias dhe standardet e raportimit.
samir mane balfin
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:41
G.M
Adi Hila
TIRANA- Adi Hila ka qënë në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa videove intime në rrjet. ...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:24
E.d
Adi Hila
TIRANA- Kompozitori Adi Hila është proceduar në gjendje të lirë pas shpërndarjes së materialeve intime në ...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:13
E.d
Autori dhe viktima
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizi, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit e cila u vet&eu...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:05
E.d
Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikillaj
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikol...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:54
E.d
Viktima dhe autori
TIRANA- Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i të resë e cila u vetëvra disa muaj më parë do të dal&eum...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:42
E.d
Hoteli ku ndodhi ngjarja
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 24-vjeçar nga Kosova ësht&e...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:31
E.d
Adi Hila
TIRANË- Denoncimi i parë në lidhje me publikimin e videove intime të Adi Hilës në rrjet ka mbërritur në po...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 11:20
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një konflikti i dhunshëm mes një shqiptari dhe një shtetasi gjerman ka ndodhur në Gjermani. Rasti i...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 10:55
E.d
Pamje
TIRANA- Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 10:29
E.d
Denis Matoshi
BELGJIKA- Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi i njohur me pseudonimet “Alduth” dhe “Shqiptari i Gjatë&rd...