Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrton këtë të premte, 2 tetor, në parim projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Në mbledhje do të prezantohen edhe gjetjet e konsultimit publik të zhvilluar nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Shqyrtimi i projektligjit vijon në kuadër të procesit për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në vend. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.