Van Dijk shënon tjetër gol me kokë, statistikat janë të pabesueshme
Barcelona merr frymë lirisht; Raphinha do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen me Getafen që do të luhet të shtunën e 10 tetorit në Camp Nou.
Sulmuesi brazilian u kthye në Katalonjë pas një problemi të shfaqur në ndeshjen miqësore të Brazilit me Australinë dhe kreu ekzaminimet mjekësore në qendrën sportive të klubit katalanas për një edemë në muskulin e djathtë të cilat rezultuan pozitive.
Edhe pse ekzistonte besimi se dëmtimi nuk ishte shumë i rëndë, te Barcelona ishin në pritje të testeve mjekësore në Katalonjë. Raphinha u paraqit në orën 11:00 për t’u larguar në 12:30 me automjetin e tij. Me fjalë të tjera nuk ka dëmtim të Raphinhas i cili tashmë nuk do të jetë në radhët e Brazilit për ndeshjen tjetër miqësore, atë me Indinë në Kalkuta. Megjithatë te Barcelona do të tregohen të kujdesshëm javën e ardhshme kur skuadra të rikthehet në stërvitje të hënën.
Kalendari në tetor do të jetë shumë i ngarkuar me Barcelonën që do të luajë me Getafen, Betis, Paris Saint Germain dhe Realin e Madridit me katalanasit që do të kërkojnë të konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të shfaqur në fillimin e sezonit ndaj disa prej skuadrave me shumë peshë.
Top Channel