KOSOVA

Pa WhatsApp, pa klientë: Çfarë po ndodh me llogaritë e bizneseve në Kosovë?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2026, 13:23

Pa WhatsApp, pa klientë: Çfarë po ndodh me llogaritë e

Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë, duke ngritur alarm për mundësinë e keqpërdorimit të përmbajtjeve të ndjeshme brenda tyre. Shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa institucionet nuk kanë bërë të ditur shtrirjen e fenomenit dhe hapat konkretë për ndalimin e tij.

Mëngjesin e 5 shtatorit, Vëllaznim Kryeziu nga Prishtina, hapi aplikacionin WhatsApp për t'i kontrolluar bisedat me klientët e tij, siç bën zakonisht.

Kryeziu është pronar i një kompanie të patundshmërive në Prishtinë dhe e përdorte këtë aplikacion për komunikim me qindra klientë, të cilëve u përcillte oferta, video dhe informacione për prona.

Për disa minuta, ai thotë se pranoi disa kode e njoftime që dukeshin se kanë të bëjnë me përditësim të aplikacionit, të cilat ai i klikoi. Më pas, humbi qasjen në llogari. Bashkë me të, edhe një rrjet kontaktesh të ndërtuar prej vitesh.

Duke qenë që nuk i pranonte mesazhet nga klientët, ndonëse kishte njoftuar publikisht për humbjen e qasjes, marrëdhëniet e tij me klientë thotë se u dëmtuan.

Për Radio Evropën e Lirë, ai tregon se e ka pasur të pamundur ta hapë llogarinë në një telefon tjetër dhe i ka shkruar vazhdimisht shërbimit mbështetës të WhatsApp-it, por ende nuk e ka rikthyer qasjen. Ndërkohë, ka marrë një numër të ri.

Përvoja e tij nuk është e izoluar.

Arbër Abazi, i cili merret me biznes në fushën e guroreve, thotë se për dy-tri javë kishte marrë njoftime për përpjekje për aktivizimin e llogarisë së tij të WhatsApp nga dikush tjetër. Më pas, llogaria iu bllokua. Sipas tij, pas një kërkese për shqyrtim, iu lejua riaktivizimi, por kur provoi të hynte, ajo u bllokua sërish.

Abazi e përdorte WhatsApp-in edhe për komunikim me kompani furnizuese nga jashtë vendit. Ai shqetësohet edhe për keqpërdorimet eventuale të përmbajtjes së shkëmbyer aty.

“Po se aty ka pasë fatura, dokumente të ndryshme”, thotë ai.

Megjithatë, Abazi thotë se nuk ka dijeni që dikush ta ketë përdorur llogarinë e tij për t’u shkruar kontakteve apo për të bërë ndonjë keqpërdorim.

Ai është në pritje të shqyrtimit të ankesës së tij të drejtpërdrejtë te platforma për kujdesin ndaj konsumatorëve të WhatsApp-it.

Javët e fundit, janë shtuar shqetësimet për bllokimin e qasjes në llogaritë në WhatsApp, kryesisht atyre të biznesit.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Korab Keqekolla, thotë se raportimet që ai dhe kolegët e tij kanë marrë për raste të tilla kanë nisur rreth dy-tri muaj më parë, fillimisht për llogari biznesesh.

Personalisht thotë se ka marrë mbi 100 mesazhe nga persona që kërkonin ndihmë për t’i rikthyer llogaritë e tyre.

Ndërsa shton se kolegët e tij brenda komunitetit të Inteligjencës së Hapur të Kosovës - Kosovo Open Source Intelligence (KOSINT) - raportojnë për të paktën qindra raste të tjera. KOSINT është organizatë që mbledh entuziastë të fushës së inteligjencës së hapur, përfshirë edhe ekspertë të kibernetikës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri i llogarive të prekura nga ky fenomen.

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), institucioni shtetëror që rregullon dhe mbikëqyr zbatimin e ligjit në komunikimet elektronike, ka reaguar ndaj këtij fenomeni por nuk ka ofruar shifra zyrtare të raportimeve.

Në një njoftim zyrtar të Njësisë Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT), e cila funksionon në kuadër të ARKEP-it, u tha vetëm se janë duke i analizuar rastet e raportuara lidhur me llogaritë në WhatsApp.

“(Jemi) duke bërë përpjekje për të komunikuar me institucionet relevante, me qëllim të trajtimit dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje”, u tha tutje në njoftimin e 28 shtatorit, pa detaje shtesë.

REL-i i kërkoi ARKEP-it të dhëna për numrin e rasteve të raportuara, natyrën e tyre dhe rezultatet e analizës teknike, por deri në publikimin e artikullit, nuk mori përgjigje. 

Çfarë po ndodh me llogaritë e Whatsapp-it?

Njëra ndër to thotë se mund të jetë keqpërdorimi i “protokollit SS7” në rrjetet telefonike. Ky kod është një grup protokollesh ndërkombëtare të telekomunikacionit që përdoren për të shkëmbyer informacione dhe sinjale midis elementeve të rrjetit telefonik.

Siç shpjegon ai, përmes këtij kodi, mund të ridrejtohen mesazhet me kodet e verifikimit.

“Ky protokoll është i njohur globalisht që mund të keqpërdoret”, thotë ai.

Në Kosovë funksionojnë dy operatorë telefonikë, Vala që është kompani shtetërore dhe IPKO, private.

Të dy operatorët kanë bërë thirrje publike duke ndarë këshilla për konsumatorët që përdorin WhatsApp-in se si t’i parandalojnë keqpërdorimet e llogarive të tyre.

Vala i tha Radios Evropa e Lirë se ka pranuar shumë ankesa. Megjithatë, kompania pretendon se problemi nuk qëndron te sistemet e tyre.

“Sistemet tona janë të mbrojtura me teknologji të avancuara të sigurisë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se në industrinë tonë përpjekjet për sulme kibernetike janë të vazhdueshme, prandaj hulumtimi dhe monitorimi i sistemeve tona është i vazhdueshëm”, thanë nga Vala.

Në anën tjetër, IPKO, i tha REL-it se kanë pranuar 13 raportime për probleme me WhatsApp, nga klientët e tyre. Edhe kjo kompani thotë se nuk ka identifikuar ndonjë cenueshmëri apo incident të sigurisë brenda sistemeve të saj.

A mund të jetë problemi te Meta?

Hipoteza e dytë që Keqekolla së bashku me kolegët e komunitetit kanë ngritur, është që ekziston një problem në procesin e verifikimit të identitetit te përdoruesit në platformën e Meta-s, kompanisë që e zotëron WhatsApp-in.

Megjithatë, ai thekson se pa të dhëna konkrete teknike, “mundemi veç të ngrisim hipoteza mbi këtë problem”.

Keqekolla thotë se në disa raste ka vërejtur përdorimin e gjuhës indoneze në mesazhet elektronike për konfirmimin e llogarive. Këtë ai e e sheh si një tregues të mundshëm të lidhjes me aktorë që, sipas tij, kanë zhvilluar edhe më herët fushata mashtruese ndaj përdoruesve në Kosovë.

Megjithatë, përdorimi i kësaj gjuhe, ende nuk e vërteton origjinën apo vendndodhjen e sulmuesve. 

Në lidhje me bllokimin e llogarive në WhatsApp, Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar edhe kompaninë Meta. Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje.

Institucionet, operatorët dhe ekspertët e sigurisë kibernetike kanë rekomanduar në vazhdimësi aktivizimin e verifikimit në dy hapa në llogaritë e WhatsApp dhe që bizneset të kenë edhe kanale të tjera komunikimi me klientët.

Për Vëllaznim Kryeziun, përveç rikthimit të llogarisë dhe kontakteve, mbetet e rëndësishme të kuptojë çfarë ndodhi.

“(Dikush duhet)...arsyen të ma jep, që mos të bëj gabimin e njëjtë, se unë numër tjetër kam blerë, po mos ta bëj gabimin e njëjtë, mos të humbas prapë klientët”, thotë ai./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime