Live Updates /

Skandali i videove intime, Adi Hila: Kamerat i vendosa për siguri! Eli Fara bën denoncim në polici

*Kompozitori Adrian Hila deklaroi në polici se kamerat në dhomën ku u filmuan videot intime, i kishte vendosur për siguri dhe se nuk e kishte idenë se ato regjistronin. *Ndërkaq, këngëtarja Eli Fara dorëzoi kallëzim në polici për shpërndarjen e videove, por u shpreh se ishte e bindur se nuk ishin shpërndarë nga kompozitori.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kompozitori Adrian Hila deklaroi në polici se kamerat në dhomën ku u filmuan videot intime, i kishte vendosur për siguri dhe se nuk e kishte idenë se ato regjistronin. *Ndërkaq, këngëtarja Eli Fara dorëzoi kallëzim në polici për shpërndarjen e videove, por u shpreh se ishte e bindur se nuk ishin shpërndarë nga kompozitori.

3 Postime
1 ORE ME PARE

“Nuk i ka shpërndarë Adi videot”, Eli Fara bën denoncim në polici! Dëshmia: S’e dija që kishte kamera

Skandali i videove intime, Adi Hila: Kamerat i vendosa për siguri! Eli Fara

Denoncimi për skandalin e videove intime që qarkullojnë në internet, është dorëzuar sot nga këngëtarja Eli Fara.

Kjo e fundit ka thënë se nuk është Adrian Hila personi që ka shpërndarë videot dhe denoncimi nuk është ndaj tij, por ndaj atyre që kanë shpërndarë videot.

Ajo tha gjithashtu se nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, kompozitori deklaroi në polici se nuk i kishte publikuar ai pamjet dhe se mendonte që nuk kishin regjistruar. Versus.al

1 ORE ME PARE

Skandali me videot intime të Adi Hilës në internet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Skandali i videove intime, Adi Hila: Kamerat i vendosa për siguri! Eli Fara

Disa ditë pas skandalit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adrian Hila me personazhe të njohur të shoëbizit, ka mbërritur edhe denoncimi i parë në polici.

Ende nuk dihet se nga kush konkretisht është bërë denoncimi, por është regjistruar procedim penal lidhur me shpërndarjen e videove në faqet online në internet.

Mbrëmjen e djeshme, kompozitori u paraqit në komisariat për të dhënë dëshminë e tij ku mësohet se ka deklaruar se kamerat i kishte vendosur për arsye sigurie në shtëpi dhe se nuk kishte patur ide që janë publikuar video të tilla në faqet për të rritur.

Pas kontrolleve të policisë në banesën e Hilës, janë gjetur kamera të tjera sigurie, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024. Versus.al

5 ORE ME PARE

“Vendosa kamera se një komshiun tim e grabitën”, Adi Hila për skandalin: Nuk e dija se regjistronin

Skandali i videove intime, Adi Hila: Kamerat i vendosa për siguri! Eli Fara
Fotomontazh: Adrian Hila dhe godina e policisë

Mbrëmjen e djeshme, kompozitori Adrian Hila dha deklarimet e tij në policinë e Tiranës lidhur me publikimin e videove intime ku shfaqet së bashku me disa personazhe publike.

Ai tha se kamerat e sigurisë i kishte instaluar si brenda ashtu edhe jashtë banesës që në vitin 2023 për arsye sigurie pas një vjedhje që i kishte ndodhur fqinjit të tij.

“I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar Hila, sipas dëshmisë së bërë publike.

Sipas dëshmisë, Hila tha se mendonte se kamerat thjesht regjistronin dhe fshiheshin.

“Për këtë arsye i vendosa dhe unë kamerat brenda dhe jashtë banesës, për arsye sigurie. Janë kamera të thjeshta, të cilat regjistrojnë dhe fshihen. Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”, mësohet të ketë deklaruar Hila, ndërsa mohoi të kishte shkarkuar materialet e publikuara në rrjetet sociale. Versus.al

Poll