Gjykata e Tiranës la në burg të riun Eraldo Fizi i cili u vetëdorëzua dje në policinë e Lezhës pas 6 muajsh arrati nën akuzë se kishte shtyrë drejt vetëvrasjes ish-bashkëshorten e tij Xhuana Nikolli.
Fizi gjatë seancës gjyqësore, i pyetur për akuzat për dhunë dhe shtyrje drejt vetëvrasjes, ka pranuar se e kishte dhunuar vetëm njëherë viktimën, një ditë para se Nikolli të pinte fostoksinë.
Ai mohoi që dhuna të kishte ndodhur në mënyrë sistematike siç pretendonin familjarët e viktimës. Versus.al

