Kroacia kërkon nga Mali i Zi pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

2 Tetor 2026, 14:30Rajoni TEMA
Kroacia kërkon nga Mali i Zi pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë

Kroacia kërkon nga Mali i Zi zgjidhjen e disa çështjeve të hapura që lidhen me pasurinë ushtarake dhe pronësinë, për të cilat Zagrebi pretendon se arrijnë në një vlerë prej mbi 2.4 miliardë eurosh.

Ministri i Jashtëm kroat,  tha se kërkesat nuk kufizohen vetëm te anija “Jadran”, por përfshijnë edhe mjete të tjera lundruese, anije ushtarake, nëndetëse dhe një spital ushtarak.

Sipas tij, Kroacia disponon dokumente dhe harta që tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake në vitet 1990 dhe 1991. Zagrebi pretendon se një pjesë e kësaj pasurie është transferuar drejt Malit të Zi ose është zhdukur.

Lini një Përgjigje