• Kontakt
Friday, October 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet dhe Ardi Veliut. Sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

13:41 : 02/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë këtë të premte (2 tetor 2026) një seri kontrollesh në kuadër të hetimeve për atë që njihet si “afera KAYO”, duke nisur nga rezidenca e biznesmenit Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe duke vijuar me Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas raportimeve mediatike, kontrollet janë kryer me vendim gjykate dhe me kërkesë të SPAK. Një prej kontrolleve është zhvilluar në banesën e biznesmenit shqiptaro-amerikano-izraelit Ron Yeffet, në Pëllumbas, emri i të cilit është vendosur në qendër të denoncimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me aktivitetin në industrinë e mbrojtjes.

Pas kontrollit në rezidencën e Yeffet, hetuesit kanë ushtruar kontrolle edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar dokumente që mund të shërbejnë për hetimin.

Po ashtu, veprimet e SPAK janë shtrirë edhe në banesën e Ardi Veliut, administrator i KAYO-s, ku thuhet se mes të tjerash i është sekuestruar edhe telefoni, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK, një prej subjekteve private që ka hyrë në partneritet me KAYO-n përmes TIMAK Defence.

Kontrollet vijnë disa javë pasi Arben Ahmetaj publikoi një seri audiopërgjimesh, përmes të cilave ngriti pretendime për një skemë të dyshuar që, sipas tij, lidh biznesin privat, me kompaninë shtetërore të industrisë ushtarake KAYO, fondet publike dhe aktivitetin në sektorin e mbrojtjes.

Lexo edhe:

Aksioni në Ministrinë e Mbrojtjes/ Nufi në zyrë me ambasadorin amerikan, a e dinte SPAK-u për takimin “kokë më kokë”

DETAJET nga aksioni ‘blic’, SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

Në qendër të denoncimeve është TIMAK Defence, kompani e krijuar në gusht 2025 nga TIMAK dhe KAYO. Sipas të dhënave të bëra publike, TIMAK zotëron 80% të kompanisë, ndërsa KAYO, e kontrolluar nga Ministria e Mbrojtjes, zotëron 20%. Yeffet zotëron 49% të TIMAK-ut, çka i jep atij një pjesëmarrje indirekte në TIMAK Defence.

Në deklarimet e tij, Ahmetaj pretendon se Yeffet ka hyrë në TIMAK në vitin 2025 dhe, pak kohë më pas, TIMAK është bërë partneri dominues i KAYO-s në TIMAK Defence. Sipas Ahmetajt, pjesa private e kompanisë kontrollon 80%, ndërsa shteti shqiptar përmes KAYO-s vetëm 20%, duke ngritur pikëpyetje, sipas tij, mbi raportin mes kapitalit privat, investimit dhe fondeve publike që lidhen me kompaninë.

Një tjetër pretendim i bërë nga Ahmetaj lidhet me trafikun ndërkombëtar të armëve. Në audiopërgjimet dhe deklarimet e publikuara prej tij, ai pretendon se ekziston një skemë ku armë të prodhuara jashtë Shqipërisë mund të kalojnë në vend, të paketohen dhe më pas të dërgohen drejt zonave të konfliktit. Në këtë pretendim ai përmend TIMAK Defence, KAYO-n, kompaninë Advanced Arms Technology dhe persona të lidhur me sektorin e mbrojtjes.

LEXO EDHE:

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te Ardi Veliu dhe Arjeta Puca

Etiketa: KayokontrolleRon Yeffetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksioni në Ministrinë e Mbrojtjes/ Nufi në zyrë me ambasadorin amerikan, a e dinte SPAK-u për takimin “kokë më kokë”

15:41 : 02/10/2026
AKTUALITET

DETAJET nga aksioni ‘blic’, SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

14:56 : 02/10/2026
AKTUALITET

Kontrollet për KAYO, çfarë sekuestroi SPAK-u

14:45 : 02/10/2026
AKTUALITET

Kontrollet e SPAK për KAYO/ PD: Shkoni te Rama, ai është shefi i aferës!

14:39 : 02/10/2026
AKTUALITET

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te Ardi Veliu dhe Arjeta Puca

14:05 : 02/10/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:13 : 02/10/2026
Para

Kurti dhe Hamza takohen sot, në fokus ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit

TË GJITHA

Aksioni në Ministrinë e Mbrojtjes/ Nufi në zyrë me ambasadorin amerikan, a e dinte SPAK-u për takimin “kokë më kokë”

15:41 : 02/10/2026

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:28 : 02/10/2026

Përhapet murtaja e bagëtive në Vlorë, asgjësohen 700 krerë

15:20 : 02/10/2026

Vokshi flet nga Strasburgu: Në Evropë janë të shokuar nga çështja Balluku dhe situata në Shqipëri

15:13 : 02/10/2026

“500 projekte kullash”/ The Guardian: Çfarë fshihet pas bumit të ndërtimeve në Shqipëri?

15:10 : 02/10/2026

Liqeni i Fierzës drejt niveleve kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

15:03 : 02/10/2026

DETAJET nga aksioni ‘blic’, SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

14:56 : 02/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com