Me urdhër të SPAK, janë ushtruar disa kontrolle pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes Kayo.
Burime bëjnë me dije se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan- izraelit Rony Yeffet. Hetimet nisën pas denoncimit të Ahmetajt dhe audiopërgjimeve të bëra publike.
Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Nga ky hetim nuk përajshtohen as zyrtarë të lartë përmendur në përgjime, si persona në dijeni për pyetje dhe kontrolle.
Sipas WebLajm edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK.


