Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Rony Yeffet, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

    Balla dhe Spahiu vizitojnë të moshuarit në Kavajë: Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri

    Kombëtarja e vajzave, për herë të parë në playoffin e një botërori, Grima zbulon listën e lojtareve ndaj Uellsit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Balla dhe Spahiu vizitojnë të moshuarit në Kavajë: Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri
    Lajmet e fundit

    Balla dhe Spahiu vizitojnë të moshuarit në Kavajë: Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri

    October 2, 2026
    Balla dhe Spahiu vizitojnë të moshuarit në Kavajë: Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh dhe Drejtues Politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Kujdesjes Sociale Klodiana Spahiu, kanë zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë.

    Gjatë vizitës, Balla dhe Spahiu janë takuar me të moshuarit, duke ndarë momente të ngrohta me gjyshet dhe gjyshërit e kësaj qendre.

    Në fjalën e tij Balla theksoi rëndësinë e përkujdesjes dhe dashurisë ndaj moshës së tretë.

    “Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri. Siç na e dhanë kur na rritën. Këtu, në këtë qendër, bashkëpunimi mes shërbimit social që i përket qeverisë qendrore dhe qendrës që i përket qeverisjes vendore është shumë i mirë, por tani detyra jote e dashur Klodi, se të kam shoqe prej shumë vitesh është që në buxhetin e vitit të ardhshëm ta plan planifikosh një investim në këtë qendër. Do bashkojmë forcat bashkë, edhe ti e di që po i bashkyam forcat bashkë ja arrijmë. Por si e tha nëna këtu, “i humbi fëmijët në Otranto”, por këtu më Kavajë ka gjetur familjen e re”, tha Balla.

    Ndërsa ministrja Spahiu në fjalën e saj theksoi se pas çdo historie të tyre ka një jetë të tërë, me sakrifica, kujtime dhe kontribute që meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë, por edhe kujdesin e vëmendjen që duhet t’u kushtojmë çdo ditë.

    “U largova prej tyre me shumë mbresa, por edhe me një angazhim të qartë: Të rikthejmë dinjitetin e banesës së tyre, përmes restaurimit dhe përmirësimit të kushteve, që kjo shtëpi të jetë më e ngrohtë, më e përshtatshme dhe më dinjitoze për ta”, u shpreh ministrja Spahiu.

    Balla dashuria për të moshuarit Kavajë komuniteti kujdesi social mbështetja sociale mbështetje për pensionistët mirëqenia e të moshuarve mosha e tretë pensionistët përkujdesja për të moshuarit përkujdesje sociale shërbime sociale shqipëri solidariteti Spahiu të moshuarit të moshuarit në Shqipëri vizitë në Kavajë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Rony Yeffet, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

    October 2, 2026

    Balla dhe Spahiu vizitojnë të moshuarit në Kavajë: Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri

    October 2, 2026

    Kombëtarja e vajzave, për herë të parë në playoffin e një botërori, Grima zbulon listën e lojtareve ndaj Uellsit

    October 2, 2026

    “Videot pornografike krim i përsëritur”, Spahiu: Alibia që e filmuan, si të mohojë pistoletën në krevat që s’është e tij

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.