Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Deklarata e Ahmetaj ngjalli dyshime, agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në banesën e Ron Yeffet, sekuestrohen disa dokumente, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e Ahmetaj ngjalli dyshime, agjentët e BKH-së
SPAK, Ron Yeffet

Pas akuzave të ngritura nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj se Shqipëria është angazhuar në trafikim armësh, agjentët e BKH-së me kërkesë të SPAK kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ron Yeffet.

Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollet janë ushtuar në banesën në periferi të Tiranës, të biznesmenit amerikano-izraelit. Bëhet me dije se kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku thuhet se janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderave.

Megjithatë, operacioni po vazhdon dhe pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Kujtojmë se në dëshminë e tij, Ahmetaj ngriti pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, në mesin e të cilave përmendi Shqipërinë, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.

"Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s'kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.", u shpreh Ahmetaj në intervistën e dhënë në fillim shtatori për gazetarin Çim Peka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese