LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në vilën e Ron Yeffet dhe Ministrinë e Mbrojtjes, sekuestrohen dokumenta dhe telefoni i Ardi Veliut

• SPAK dhe BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një kontroll në banesën e Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi të Tiranës. • Hetimet dhe kontrollet e SPAK nisën pas denoncimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe audiopërgjimeve të bëra publike nga ai në emisionin 'Çim Peka Live'. • Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. • Nga ky hetim nuk përjashtohen as zyrtarë të lartë përmendur në përgjime, si persona në dijeni për pyetje dhe kontrolle. • Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi objektin e kontrollit dhe nëse veprimet e SPAK lidhen me një prej çështjeve që kanë dalë në publik gjatë javëve të fundit. • Në qendër të denoncimeve të Ahmetajt janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan ‘koncepti KAYO’. • Sipas pretendimeve të Arben Ahmetajt, në materialet audio përmenden biseda dhe persona që sipas tij lidhen me një skemë të trafikut të armëve. • Ahmetaj përmend kompaninë shteterore KAYO edhe disa kompani që lidhen me aktivitetin e Yeffet, mes tyre Timak, Timak Defense, Timak Aviation dhe Timak Horse Club.

7 artikuj për këtë temë.

4 ORE ME PARE

SPAK heton 'KAYO' për trafik armësh/ Shehaj: Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë
Agron Shehaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime dokumentesh në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të hetimeve për trafik armësh për kompaninë shtetërore 'KAYO'. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ky skandal i radhës është një tjetër dëshmi për mënyrën se si vazhdon të qeverisë vendin kryeministri Edi Rama.

Shehaj në video-mesazhin e tij rendit edhe të tjera hetime të SPAK për çështje si inceneratorët, AKSHI apo edhe hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Sipas Shehajt, Rama duhet të largohet pasi skema e tij e qeverisjes duke vjedhur qytetarët është zbuluar mjaftueshëm.

REAGIMI I PLOTE

Agron, e morët vesh?
Kompania shtetërore KAYO po hetohet nga SPAK-u për trafikim armësh.
E pabesueshme!
Për çdo gjë, hetime nga SPAK-u.
Inceneratori.
Tuneli i Llogarasë.
Aeroporti i Vlorës.
Porti i Durrësit.
Unaza e Madhe.
Sterilizimi.
AKSHI.
Check-up-i.
Thumanë-Kashar.

Sa janë? 10.
E harruam numërimin tani. Bashkia e Tiranës?

Bashkia e Tiranës.
Po hajt se atë thotë: “Ka vjedhur Veliaj”, s’ka vjedhur ai.
Po të vetin e ka. Të vetin e ka edhe atë.
Ka treguar një paaftësi totalisht të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin, për të punuar pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Besoj se është arsye e mjaftueshme për t’u larguar. E kemi kuptuar që këtë di të bëjë, di vetëm të vjedhë./Dosja.al

 

5 ORE ME PARE

SPAK i bëri kontroll në banesë Ron Yeffet/ Bardhi publikon video të tij duke dalë nga Kryeministria dhe pyet Ramën: E njeh? Ke dëgjuar dhe di gjë se çfarë po bëhet me KAYO-n?

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij, duket Ron Yeffet duke dalë nga Kryeministria. Bardhi e lidh videon me debatet e fundit për KAYO-n dhe marrëdhënien e Yeffet me kryeministrin Edi Rama.

Në reagimin e tij, ai kërkon që Rama të sqarojë nëse e njeh Ron Yeffet dhe nëse ka dijeni për aktivitetin e KAYO-s. Në fund të reagimit, Bardhi i bën thirrje Ramës të mos heshtë, pasi transparenca dhe përgjegjësia politike nuk mund të zëvendësohen gjithmonë me frazën se “përgjegjësia është individuale”. 

Reagimi i Bardhit:

Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku, sipas materialit të publikuar, miku personal i Edi Ramës shpreh interesin për të hapur një fabrikë armësh edhe në Afrikë.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të respektojë rregulla dhe standarde të qarta të sigurisë në industrinë e prodhimit të armëve dhe materialeve ushtarake. Por pretendimet e ngritura nga ky material ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si funksionon kjo industri dhe për transparencën e marrëdhënieve mes qeverisë dhe personave të përfshirë në këto aktivitete.

Edi Rama ka ndërtuar, një model qeverisjeje ku interesi publik është zëvendësuar nga interesat e një rrethi të ngushtë njerëzish dhe biznesesh. Pikërisht për këtë arsye, çdo marrëdhënie mes zyrtarëve të lartë dhe personave që përfitojnë apo synojnë të përfitojnë nga pasuritë dhe fondet publike duhet të jetë transparente dhe e verifikueshme.

Kjo është edhe arsyeja pse pamjet e publikuara më poshtë, ku Ron Yeffet shfaqet duke dalë nga Kryeministria pas një takimi me Edi Ramën, sikur të ishte një personalitet i lartë shtetëror, kërkojnë shpjegime të qarta. Një marrëdhënie kaq e afërt, nuk mund të trajtohet si një çështje private kur në mes janë interesa të rëndësishme publike dhe të sigurisë kombëtare.

Dhe pyetja për Edi Ramën mbetet:
Ron Yeffet, e njeh? Ke dëgjuar dhe di gjë se çfarë po bëhet me KAYO-n? A ka aktivitet dhe prodhim armësh sipas qëllimeve të deklaruara, apo kemi të bëjmë vetëm me pagesa nga Buxheti i Shtetit, pa rezultatet e deklaruara? Edhe për këtë nuk di gjë?

Mos hesht. Sepse transparenca dhe përgjegjësia politike nuk mund të zëvendësohen gjithmonë me frazën se “përgjegjësia është individuale”!/Dosja.al

6 ORE ME PARE

"Mazhoranca shtyn Komisionin Hetimor për KAYO"/ Bardhi: Peleshi nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të socialistëve por...

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga SPAK, në banesën dhe zyrat e Ron Yeffet, pas publikimit të audiopërgjimeve për trafik armësh nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Me anë të një reagimi në Facebook, Bardhi thotë se prej më shumë se tre javësh, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së KAYO-s, por mazhoranca nuk ka dhënë dakordësinë për ngritjen e tij.

Ai thekson se ishte vendosur që çështja të shqyrtohej në seancën e 5 tetorit, që përkon me ditën e fundit të afatit, por mazhoranca ka zgjedhur ta shtyjë diskutimin, duke e lidhur këtë vendim me publikimin e kontrolleve të SPAK në kuadër të hetimeve për KAYO-n.

Në reagimin e tij, Bardhi përmend edhe Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke thënë se ai po shmang një çështje me interes publik dhe nuk po respekton detyrimet ligjore lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Reagimi i Bardhit: 

Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij Komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026.

Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026 — pikërisht ditën e fundit të afatit.

Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme.

Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë.

Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.

Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve?

Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament?

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.

Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Tedi Blushi për kontrollet e SPAK: Hetimi që ndalet te Ron Yeffet dhe nuk shkon te kryeministri është fasadë

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara nga SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Me anë të një deklarate, Blushi ka përshëndetur nisjen e kontrolleve, por sipas tij, hetimi nuk mund të konsiderohet i plotë nëse nuk shtrihet edhe te kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është i vetmi që meriton të përshëndetet sot për nisjen e kontrolleve, edhe pse, sipas Blushit, ato janë shumë të vonuara. Duke iu referuar skemës KAYO, Blushi akuzon kryeministrin Rama se ka pasur rol qendror në krijimin dhe zbatimin e saj.

Reagimi i Blushit:

Arben Ahmetaj është i vetmi që meriton të përshëndetet sot për nisjen, edhe pse shumë të vonuar, të kontrolleve në shtëpinë e Ron Yeffet. Por kontroll te Roni dhe jo te Edi Rama do të thotë një hetim gjysmak. Dhe një hetim gjysmak, për një aferë mafioze të përmasave të KAYO-s, është thjesht hiç-hetim. Skemën kriminale KAYO e propozoi Edi Rama. E miratoi në Kuvend Edi Rama. E vuri në jetë Edi Rama.

Dhe në qendër të kësaj afere mafioze, përmes së cilës janë vjedhur dhe po vidhen qindra milion euro, qëndron Edi Rama. Prandaj, hetimi që ndalet te Ron Yeffet dhe nuk shkon te Edi Rama është fasadë. Hetimi që nuk ndalon menjëherë gjakderdhjen financiare të skemës mafioze KAYO është fasadë. Dhe hetimi që kontrollon dhe arreston këdo, përveç Edi Ramës, nuk është hetim.

Është mbulim. Është “hetim” për t’i shpëtuar kokën, Edi Ramës. Sa kohë nuk hetohet dhe arrestohet Edi Rama, çdo hetim tjetër për KAYO-n mbetet vetëm një përpjekje për të transferuar fajin te ushtarët, në mënyrë që Kryetari i Organizatës të vazhdojë i qetë të vjedhë i paprekur nga hetimi i “Drejtësisë me Regji” që sekuestron gjithçka por jo paratë e vjedhura./Dosja.al

8 ORE ME PARE

SPAK zgjeron hetimin/ Kontrolle edhe në banesën dhe biznesin e Arjeta Pucës, Ardi Veliut i sekuestrohet telefoni

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë
Foto ilustruse

TIRANA- SPAK ka zgjeruar hetimet e tij, ku pas kontrolleve në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi të Tiranës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka nisur edhe kontrolle të tjera. Në kudaër të kësaj SPAK, ka kryer kontrolle në biznesin dhe banesën e sipërmarrëses shqiptare Arjeta Puca. Ndërsa, drejtorit të kompanisë “Kayo”, Ardi Veliu i është sekuestruar telefoni.

Pajisja pritet të jetë pjesë e materialeve që do të verifikohen nga hetuesit, në kuadër të hetimit të çështjes dhe zbardhjes së rrethanave apo detajeve të reja. Më herët në Ministrinë e Mbrojtjes janë sekuestruar një sërë dokumentesh, të cilat priten gjithashtu tu nënshohen hetimit.

Në qendër të denoncimeve të Ahmetajt janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan ‘koncepti KAYO’. Sipas pretendimeve të Arben Ahmetajt, në materialet audio përmenden biseda dhe persona që sipas tij lidhen me një skemë të trafikut të armëve. Ahmetaj përmend kompaninë shteterore KAYO edhe disa kompani që lidhen me aktivitetin e Yeffet, mes tyre Timak, Timak Defense, Timak Aviation dhe Timak Horse Club./Dosja.al

9 ORE ME PARE

Pas kontrollit në banesën e Ron Yeffet, kontrolle edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, sekuestrohen një sërë dokumentesh

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë
SPAK

TIRANA- SPAK ka kryer ditën e sotme një kontroll në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan, Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi të Tiranës. Pas kësaj ata ka kryer kontrolle edhe tek Ministria e Mbrojtjes, ku bëhet me dije se janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Hetimet për bizensmenin nisën pas denoncimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt dhe audiopërgjimeve të bëra publike. Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi objektin e kontrollit dhe nëse veprimet e SPAK lidhen me një prej çështjeve që kanë dalë në publik gjatë javëve të fundit.

Sheti shqiptar i paguante më shumë se tre milionë euro në muaj që nga gushti i vitit 2025, një kompanie që një vit më parë nuk ekzistonte. Ndërsa të tjera mendohet se janë paguar përmes transaksioneve të paraportuara ose të klasifikuara, të gjitha pa asnjë tender publik. Timak Defence, një kompani publiko-private, në të cilën qeveria shqiptare ka vetëm 20%, u krijua në gusht 2025. Qëllimi i saj ishtë për të prodhuar dhe furnizuar forcat e armatosura me automjete dhe mjete të tjera ushtarake.

Ndërsa Advanced Arms Technology, e cila është një sipërmarrje tjetër, por me të njëjtën strukturë pronësie u krijua për të prodhuar dhe blerë armë të kalibrit të lehtë dhe të mesëm dhe dronë ushtarakë për forcat e armatosura. Biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet është personi i cili qëndron pas këtyre dy kompanive./Dosja.al

9 ORE ME PARE

Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të Tiranës

Audio-përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH zbarkojnë
Ron Yeffet

TIRANA- SPAK dhe BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një kontroll në banesën e Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi të Tiranës. Hetimet dhe kontrollet e SPAK nisën pas denoncimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe audiopërgjimeve të bëra publike nga ai në emisionin 'Çim Peka Live'. 

Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Nga ky hetim nuk përjashtohen as zyrtarë të lartë përmendur në përgjime, si persona në dijeni për pyetje dhe kontrolle. Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi objektin e kontrollit dhe nëse veprimet e SPAK lidhen me një prej çështjeve që kanë dalë në publik gjatë javëve të fundit.

Në qendër të denoncimeve të Ahmetajt janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan ‘koncepti KAYO’. Sipas pretendimeve të Arben Ahmetajt, në materialet audio përmenden biseda dhe persona që sipas tij lidhen me një skemë të trafikut të armëve. Ahmetaj përmend kompaninë shteterore KAYO edhe disa kompani që lidhen me aktivitetin e Yeffet, mes tyre Timak, Timak Defense, Timak Aviation dhe Timak Horse Club./Dosja.al

arben ahmetaj ron yeffet spak

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person