2 Tetor 2026, 13:54
Nga DOSJA

KOSOVE - Barazimi pa gola ndaj Izraelit ka lënë pakënaqësi te përfaqësuesja e Kosovës, e cila vijon rrugëtimin në Divizionin B të Ligës së Kombeve.
Gjithsesi, Dardanët morën një pikë të rëndësishme, që i mban në vendin e dytë të Grupit B3 me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para. Përballja me Izraelin ishte e luftuar dhe të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar, por mungesa e konkretizimit në fazën finale bëri që takimi të mbyllej në barazim pa gola.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, veçanërisht duke marrë parasysh se në fushë zbriti një grup lojtarësh që nuk kishte luajtur më parë së bashku.
“Ne jemi në Ligën e Kombeve dhe gjithmonë e kam thënë se vitin e ardhshëm kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye kam vendosur të prezantoj edhe fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre.
Ka qenë një ndeshje mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky grup i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe për këtë duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, tha Foda.
Pas dy ndeshjeve të para, Kosova renditet e dyta në Grupin B3, ndërsa Izraeli vijon periudhën e vështirë në këtë kompeticion, me vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Tashmë, vëmendja e Dardanëve zhvendoset te sfida e radhës, ajo përballë Austrisë, një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Fodës.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Tetor 2026, 13:41
SPANJE - Sulmuesi brazilian u kthye në Katalonjë pas një problemi të shfaqur në ndeshjen miqësore të Brazilit me Australin&...
Sport
2 Tetor 2026, 13:31
SHKODER - Në pankinën e kuqebluve tashmë do të jetë Csaba Lazlo që do të ketë detyrën për të nxjerr&eum...
Sport
2 Tetor 2026, 13:30
DANIMARKE - Vitinha dhe Gonçalo Ramos morën një qëndrim në favor të trajnerit të tyre Jorge Jesus në lidhje me largi...
Sport
2 Tetor 2026, 13:00
DANIMARKE - Trajneri portugez, Jorge Jesus, shmangu detajet rreth largimit të Cristiano Ronaldos nga kampi stërvitor dhe, pas fitores 4-2 kundë...
Sport
2 Tetor 2026, 12:30
ITALI - Roma do të përpiqet përsëri për Endrickun. Klubi Giallorossi kishte bërë lëvizje konkrete për talentin braz...
Sport
2 Tetor 2026, 12:00
SPANJE - Barcelona dha versionin e saj për zhvillimet e fundit në “rastin Negreira”, disa orë pasi UEFA u informua se kishte marr&e...
Sport
2 Tetor 2026, 11:30
RUMANI - Herë pas here, autoritetet e futbollit janë përpjekur të përfshijnë kartona me ngjyra të reja në kuadrin rreg...
Sport
2 Tetor 2026, 11:00
ARGJENTINE - Lionel Messi do të marrë doktoraturën nga Universiteti i Buenos Airesit në një ceremoni më 6 tetor, përpara ndes...
Sport
2 Tetor 2026, 10:40
ITALI - Edon Zhegrova luajti vetëm një çerek ore në minutat e fundit të ndeshjes me Kosovën, e cila barazoi 0-0 kundër Iz...
Sport
2 Tetor 2026, 10:30
FRANCE - Mes Ousmane Dembélé dhe Kylian Mbappé duket se vazhdon të ekzistojë një luftë në distancë midis tyre...