Nga arrestimet e SPAK te protestat/ Rama për "WELT": Jemi në fazën e fundit të pastrimit të vendit
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjerman...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjerman...
Në orvatjen e tij të radhës, Mero Baze, si gjithmonë me porosi dhe me pagesë, ka zhvilluar një sulm tjetër ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë.
Me gënjeshtra, mashtrime, intriga, diku dhe i lodhur mendërisht, pasi çfarë shkruan në një rresht në tjetrin ai e rrëzon, vjen e na thotë se ka “torturim psikologjik, shantazhe gjatë hetimit, bëhen pa kamera, dëshmitarë të frikësuar, etj”.
Në fakt, një mashtrim është, asgjë më shumë, e gjithë renditja që thotë Mero Baze, sepse fakti është që intimidimet e dëshmitarëve, ndryshimet e dëshmive të tyre, marrja e telefonave dhe prishja e provave ndodhin edhe jashtë SPAK-ut. Por, këtë Mero nuk e thotë. Kujtojmë këtu Klotilda Bushkën, në rastin e Erion Veliajt, kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Më tej shqetësohet për sekuestrimin e telefonave apo kompjuterave për të marrë provat, po ku t’i marrin provat.
A kanë qenë këta telefona dhe kompjutera që na kanë zbardhur deri në rastin e fundit, skandalin e aferës Ergys Agasi-Vlora Hyseni? A nuk kanë qenë këta telefona që na zbërthyen aferën e AKSHI-t? A nuk ishin këta telefona që kanë zbërthyer grupet dhe bandat kriminale në Shqipëri?
Më tej, Mero, i cili jeton në botën e gënjeshtrave, thotë se ka një klimë represioni në vend. Pse ndihet në represion Mero Baze? Çfarë e shqetëson Meron? Ka hall se mos ia marrin telefonat? Mos del më keq se Agasi? Sa para i kanë çuar, sa tenderë ka marrë, sa punë ka shpërndarë, në sa ministra ka ndërhyrë.
Se ndoshta Carlo Bollino e ca të tjerë janë kot para Mero Bazes, i cili nga një brekëgrisur është bërë një miliarder me dhjetëra apartamente dhe hotele në Shqipëri.
Thotë po ashtu se “kanë një super pushtet prokurorët dhe duhet hequr neni që përgjojnë sepse kanë bërë përgjime dhe kërcënojnë gjyqtarët".
Më pas thotë se këta “gjyqtarët, kur gjykojnë çështjet janë më të ashpër se prokurorët, i drejtojnë ata për më thellë në hetime”.
Tani ose i kërcënojnë prokurorët gjyqtarët dhe ata bëjnë çfarë thonë prokurorët, ose gjyqtarët janë të lirë dhe ndiejnë që prokurorët nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre, por duhet ta thellojnë hetimin, sepse ka fakte të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e të gjithë skemës dhe veprave penale që mund të ketë kryer personi në hetim.
Ndërkohë ende nuk kemi një rast të ngjashëm siç thotë Mero, pasi një gjyqtar do të kishte dalë dhe me një deklarim do ta kishte hedhur në erë SPAK-un. Por më pas thotë se gjyqtarët kërkojnë më shumë, idiotësitë e Meros në pleqërinë e tij të stërmundimshme.
Nuk duhet të përgjojnë, thotë, kolegët, sepse ka prova të mjaftueshme që i kanë përgjuar dhe hetuar për t'i shantazhuar. Në fakt, gjatë hetimeve mund të dalin edhe prokurorë që takojnë njerëz të afërm, miq, shokë, bashkëpunëtorë. Hetohen, dalin që nuk kanë kryer vepra penale dhe vazhdojnë jetën.
Mund të dalin që janë dhe prokurorë të korruptuar e që mund të kenë kryer vepra penale. Kemi prokuror në zyrën e Ergys Agasit, por kaq dimë, ende nuk dihet se cili është. Çfarë vepre penale mund të ketë kryer? A ka lidhje familjare me Agasin, cila është ajo dhe deri ku shkon?
Më tej na thotë se ka prova të qarta për prokurorë dhe gjyqtarë që janë regjistruar në takime me elementë të inkriminuar dhe nuk veprojnë ndaj tyre. Pra, sipas Meros, SPAK-u ka prova se kolegë të tyre shkojnë me krimin dhe nuk vepron, por i përdor për t’i intimiduar.
SPAK-u filmon dhe shantazhon veten, se kjo është ajo që thotë Mero. E në rast se ky i di, pse nuk i nxjerr emrat dhe të na thotë se ky prokuror apo gjyqtar ka takuar një person të caktuar. Në rast se ka foto dhe video, aq më mirë, le t'i nxjerrë se kështu pastrohet sistemi i drejtësisë, jo duke bërë shkrime për t'i shërbyer Zdromsit në burgun e Durrësit.
Këto lajthitje mendore të Mero Bazes nuk janë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm radhitje rreshtash për të bërë disa shkrime që të çohen si raporte te të huajt, nëpër lobime, ku Mero sulmon drejtësinë dhe ka ende nga ata budallenj që mendojnë se është ende ai gazetar i pavarur që shërben pa pagesën e aferës së radhës, korrupsionit të radhës, skandalit të radhës që shërben në mbrojtje të shokëve të tij, bandave të tij, bashkëpunëtorëve të tij të korruptuar dhe hajdutë. /CNA
Ka reaguar si gjithmonë me idiotësinë e tij, ndoshta fjalë...
Mero Baze, gazetari miliarder me vila, prona, ka vijuar dj...
Korit të korbave kundër SPAK-ut, dje i është bashkuar edhe...
Sulmet e vazhdueshme ndaj protestuesve, me gjuhe fyese dhe...
Mero Baze, në lëçitjen e tij të radhës, duket se ka ndrysh...
CNA prej ditësh ka publikuar emrat e blogerëve, personazhe...
Në lajthitjen e tij të radhës Mero Baze i cili duket se i ...
Në një nga shënimet e radhës që janë më shumë lëshime mend...
Kanë të njëjtën formë, stil, mënyrë, njëri me ato që artik...
Mund të mos e njohim nëpërmjet babi Gurit që ka qenë kokrr...
Mero Baze, në paçavuren e tij online, ka publikuar “psiqik...
I njohur botërisht si këllira e Saliut me një paçavure...
Në një editorial të tij Mero Baze, gazetari që qelb erë jo...
“Djali i dytë” i Sali Berishës dikur, siç quhej në korrido...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, në një nga paça...
Sa i përket fakteve, ai ka të drejtë. Ilir Meta në Tiranë,...
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar evolucionin...
Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë...
Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013...
Në një nga halucinacionet e tij raportuese në gazetën “Tem...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të enjten a...
Ekspertët thonë se largimi i forcave amerikane nga Iraku d...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...