web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Largimi i Martinit, Vllaznia prezanton trajnerin e ri

2 Tetor 2026, 13:53, Sport CNA

ZYRTARE/ Largimi i Martinit, Vllaznia prezanton trajnerin e ri

Csaba Laszlo është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë, duke marrë drejtimin e skuadrës kuqeblu.

Njoftimi ka ardhur përmes një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale, ku presidenti Alban Xhaferi shfaqet krah teknikut rumuno-hungarez.

Zyrtarizimi i tij vjen pa u mbushur ende 24 orë nga shkarkimi i trajnerit Edi Martini. Përvoja e pasur e 62-vjeçarit në Bundesliga, Skoci, Belgjikë e Hungari bindën plotësisht drejtuesit shkodranë.

Tekniku i ri do të ketë një mision të vështirë për të rikthyer sa më parë skuadrën te rezultatet pozitive.

Vllaznia ndodhet aktualisht në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes dhe kërkon kthesën e menjëhershme.

Me këtë emërim, në Shkodër nis zyrtarisht një cikël i ri me synime të qarta për pjesën e mbetur të sezonit.





Lajmet e fundit nga