Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në lagjen “Ali Demi”.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal, i cili më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Në kërkim janë shpallur një 44-vjeçar me inicialet D.Q. dhe një 25-vjeçar me inicialet E.Xh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.













