Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

2 Tetor 2026 | 14:16

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së
Ndërkohë që shqiptarët në Kosovë protestojnë prej 17 ditësh kundër vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK-së, protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” zhvilluan këtë të premte një aksion para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, ku kërkuanprocedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së dhe vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”

Protestuesit akuzuan institucionet për zvarritje të projektligjit.
“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyre. Bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, tha aktivisti Rron Kafegjolli
Kafegjolli iu referua deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se projektligji ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Ai kritikoi ministren Donika Gërvalla-Schëarz dhe ministrin Hekuran Murati, duke thënë se institucionet nuk duhet të mbeten peng i bindjeve apo qëndrimeve personale të tyre.ndërsa i bëri thirrje Qeverisë ta procedojë ligjin pa vonesa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti publikon foton me Trump: SHBA, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshorten e tij, Rita Augestad...
12:07 | 02/10/2026

Kurti: Kemi nisur komunikimet për të arritur një marrëveshje për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se kanë nisur komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit. “Kemi filluar...
10:39 | 02/10/2026

Protestë në mbështetje të katërshes së UÇK: Çlirimtarët e Kosovës duhet të shpallen të pafajshëm

Institucionet duhet sa më shpejt të ndërmarrin hapa për ndryshimin e ligjit për Specialen, u tha nga pjesëmarrësit e protestës së mbajtur në Prishtinë të...
18:42 | 01/10/2026