web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maran para Finlandës: Nuk lë hapësira në fushë, Mitaj dhe Pilo s’luajnë dot bashkë

2 Tetor 2026, 14:12, Sport CNA

Maran para Finlandës: Nuk lë hapësira në fushë, Mitaj

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Finlandën. 

Ai theksoi se përballë është një kundërshtar shumë i vështirë dhe i ashpër për tu përballur.

“Bjellorusia dhe Finlanda? Janë skuadra me sistem ndryshe loje, por shumë të organizuara. Finlanda është shumë e ashpër për tu ndeshur me ta. Ngjajnë për pozicionimin në fushë, sepse bllokojnë hapësirat në fushë.


Mitaj dhe Pilo? E rëndësishme është që të marrim nga cilësitë e tyre dhe çfarë japin ata për skuadrën. Që të jemi konkurrues, duhet të shtyjmë pak më përpara dhe lojtarët të japin maksimumin e tyre. Jemi me fat që kemi lojtarë më këto cilësi.

Nuk ndodh që të luajnë të dy, sepse kanë karakteristika të ndryshme. Plotësojnë njëri-tjetrin, por jo të jenë të dy në të njëjtin rol.

Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra, sepse janë shumë ndeshje dhe për t’i njohur nga afër. Nuk ka qenë momenti për t’i aktivizuar, por mund të luajnë në të ardhmen”, tha Maran.





Lajmet e fundit nga