MAGAZINË /

"Duhet të sulmojmë më tepër", Maran para ndeshjes me Finlandën: Kemi përballë skuadër shumë të ashpër

Ndeshja luhet në kuadër të turneut të Ligës së Kombeve.

Shkruar nga Versus

"Duhet të sulmojmë më tepër", Maran para ndeshjes

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur përpara ndeshjes me Finlandën. Duke e konsideruar kombëtaren finlandeze si skuadër tejet të ashpër dhe të vështirë për t'u përballur, Maran tha se ekipi ynë duhet të sulmojë dhe presionojë më shumë

“Finlanda është skuadër e ashpër që të përballesh me të. Ka të bëj dhe pozicionimi për të bllokuar lojtarët në fushë. E rëndësishme është shërbimi që mund të marrim nga lojtarët. Që ne të jemi kompetitiv, duhet të shtyjmë pak më tepër dhe që lojtarët të japin më shumë se 100% i tyre.

Sabah Kerjota? Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra sepse ishin shumë ndeshje. Nuk ishte momenti për t’iu bashkuar ende me ekipin, por në të ardhmen do të kenë mundësitë e tyre”, tha Maran. Versus.al

 

Poll