web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ardhmja, Hysaj: Kombëtarja më ndihmoi

2 Tetor 2026, 14:30, Sport CNA

E ardhmja, Hysaj: Kombëtarja më ndihmoi

Elseid Hysaj foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Finlandën.

Mbrojtësi deklaroi se Kombëtarja e ka ndihmuar për të ardhmen, ndërsa mohoi mundësinë për të firmosur në kampionatin shqiptar.

“Të rinjtë? Kam ndarë pak përvojë, pak nga e kaluara. Tani duhet t’i marrim të rinjtë, t’i përkrahim dhe t’i japim dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën kur ishim ne. Janë lojtarë me kualitet dhe nuk kam shumë nevojë që t’i ndihmoj. Jam i kënaqur me këtë pjesë.

Kemi një skuadër shumë të fortë. Grupi i fortë si Finlanda dhe Bjellorusia kanë gati të njëjtin nivel si ne. Ishte objektivi ynë për të qenë të parët dhe ta kalojmë këtë grup. Ne jemi skuadër në evolucion, duhet të kërkojmë më shumë nga secili. Kemi trajner të ri që po na jep një dorë për të bërë lojë më të bukur dhe më sulmuese. Për tani jam shumë i kënaqur.

Besoj se po dalin shumë lojtarë shqiptarë, por po mungon që nuk po dalin shumë mbrojtës. Besoj mesfusha dhe sulmi kanë shumë zgjidhje dhe lojtarë të fortë. Qefalija, Sina dhe Hasa janë lojtarë të mirë dhe me të ardhme përpara. Shqipëria do të jetë e mbrojtur edhe për të ardhmen.

E ardhmja? Kombëtarja më ndihmoi. Duhet të tregoja se jam në formë sepse u bënë shumë muaj që nuk luaja. Besoj do të hapet ndonjë gjë e re. Po bisedoj me disa skuadra, por asgjë zyrtare. Mendoj të jem i përqendruar për këtë ndeshje me Kombëtaren dhe pastaj do të mendoj se çfarë mund të zgjedh.

Firmos në Shqipëri? Me gjithë respektin që kam për kampionatin shqiptar, i kam ndjekur me vërtetë sepse hera e parë që unë isha në Shqipëri dhe po stërvitesha me Vllazninë, ishte si detyrë për t’i ndjekur duke luajtur. Është kampionat i mirë, por besoj nuk është akoma momenti im që të kthehem në Shqipëri”, u shpreh Hysaj.





Lajmet e fundit nga