Zgjedhjet dhe bindjet politike, çfarë zbuloi kompozitori irlandez Bono për bashkëpunimin e tij me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally”?
Këngëtari dhe Kompozitori Bono ka rrëfyer së fundmi prapaskenat e bashkëpunimit me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally” duke treguar se këngëtari britanik ishte i shqetësuar se projekti mund ta përfshinte në çështje politike.
Kënga është shkruar nga këndvështrimi i një ushtari ukrainas gjatë luftës me Rusinë. Bono shpjegoi se Ed Sheeran nuk hezitoi ta pyeste nëse kënga lidhej me politikën në mënyrë që të ndihej i lirë në projektin për të cilin do të punonte.
Këngëtari tha se pas reagimit të Sheeran kuptoi se artistët nuk duhet të ndihen në presion për qëndrime të caktuara politike duke e lidhur situatën me polemikat e fundit nga turneu amerikan i Sheeran dhe përballjen me artistin Macklemore pas deklaratave të tij publike në mbështetje të palestinës.
“Për sa i përket Ed dhe Macklemore, nuk duhet ta personalizojmë atë që po ndodh”, tha ai.
Bono, ndërkohë, e ka përshkruar bashkëpunimin me Sheeran si një projekt që u zhvillua pavarësisht rezervave të këngëtarit britanik për përfshirjen në tema politike.
SHBA-të godasin rrjetin kriminal rus të akuzuar për shmangie të sanksioneve
Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës
SHBA kërkon armëpushim energjitik mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump: Putin nuk i qëndron marrëveshjeve
- 14:37 Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive
- 14:35 SHBA-të godasin rrjetin kriminal rus të akuzuar për shmangie të sanksioneve
- 14:29 Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës
- 14:28 SHBA kërkon armëpushim energjitik mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump: Putin nuk i qëndron marrëveshjeve
- 14:21 Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit në Francë, 400 shkolla të mbyllura, 100 të plagosur, 2 mijë të arrestuar
- 14:16 Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së