• Kontakt
Friday, October 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrollet për KAYO, çfarë sekuestroi SPAK-u

14:45 : 02/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka ndërmarrë një seri kontrollesh në kuadër të hetimeve të nisura pas audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrihen pretendime për një skemë të dyshuar të trafikut të armëve dhe aktivitetit të kompanive të lidhura me KAYO.

Një nga kontrollet është kryer në vilën në periferi të Tiranës, që raportohet se përdorej nga biznesmeni Ron Yeffet, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe në ambiente të tjera dhe në institucione shtetërore.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të audiopërgjimeve dhe administrimit të tyre nga BKH. Sipas saj, kontrollet nuk janë kufizuar vetëm te banesa e Yeffet, por janë shtrirë edhe në ambiente të tjera dhe në disa kompani që lidhen me çështjen.

Sipas raportimit të gazetares, gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente, kontrata private dhe materiale të tjera, ndërsa janë kontrolluar edhe ambiente të lidhura me KAYO-n. Hetimi, sipas Lalës, po mbahet me shumë rezervë nga SPAK dhe numri i kontrolleve është i lartë.

Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku, sipas burimeve të raportuara, janë sekuestruar dokumente që lidhen me praktika dhe kontrata.

Lexo edhe:

DETAJET nga aksioni ‘blic’, SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

Kontrollet e SPAK për KAYO/ PD: Shkoni te Rama, ai është shefi i aferës!

Po ashtu, në kuadër të hetimit janë kryer kontrolle personale, ndërsa pritet që të merren në pyetje persona të ndryshëm, përfshirë edhe Ron Yeffet. Raportimet e sotme konfirmojnë se kontrollet janë kryer me miratim gjykate.

Po ashtu, veprimet e SPAK janë shtrirë edhe në banesat e Ardi Veliut, administrator i KAYO-s dhe Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK, një prej subjekteve private që ka hyrë në partneritet me KAYO-n përmes TIMAK Defence.

Lala tha se në hetim mund të përfshihen edhe zyrtarë të lartë, ndërsa burime të rezervuara kanë bërë me dije se po bashkëpunohet edhe me autoritetet e huaja për verifikimin e aktivitetit që dyshohet si i paligjshëm. Hetimi pritet të shtrihet edhe jashtë Shqipërisë.

Emri i Ron Yeffet është përmendur nga Arben Ahmetaj në audiopërgjimet e publikuara prej tij, ku ish-zëvendëskryeministri ka ngritur pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe ka lidhur këtë çështje me KAYO-n dhe kompani të sektorit të mbrojtjes.

Këto janë pretendime të bëra publike nga Ahmetaj dhe tashmë janë objekt verifikimi nga autoritetet.

Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë kontrolleve janë marrë edhe materiale elektronike, dokumente dhe kompjuterë.

Ajo raportoi gjithashtu se kontrollet vijojnë dhe se, për shkak të natyrës së hetimit, nuk përjashtohet marrja në pyetje e personave të tjerë që mund të kenë dijeni për çështjen. Hetimi vijon, ndërsa priten të dalin më shumë detaje mbi objektin e kontrolleve, personat që do të pyeten dhe materialet e sekuestruara.

LEXO EDHE: 

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet dhe Ardi Veliut. Sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

Etiketa: Kayoklodiana lalaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJET nga aksioni ‘blic’, SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

14:56 : 02/10/2026
AKTUALITET

Kontrollet e SPAK për KAYO/ PD: Shkoni te Rama, ai është shefi i aferës!

14:39 : 02/10/2026
AKTUALITET

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te Ardi Veliu dhe Arjeta Puca

14:05 : 02/10/2026
AKTUALITET

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet dhe Ardi Veliut. Sekuestro edhe tek Ministria e Mbrojtjes

13:41 : 02/10/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:13 : 02/10/2026
AKTUALITET

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:25 : 02/10/2026
Para

DETAJET nga aksioni 'blic', SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

TË GJITHA

Vokshi flet nga Strasburgu: Në Evropë janë të shokuar nga çështja Balluku dhe situata në Shqipëri

15:13 : 02/10/2026

“500 projekte kullash”/ The Guardian: Çfarë fshihet pas bumit të ndërtimeve në Shqipëri?

15:10 : 02/10/2026

Liqeni i Fierzës drejt niveleve kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

15:03 : 02/10/2026

DETAJET nga aksioni ‘blic’, SPAK i merr telefonin Ardi Veliut

14:56 : 02/10/2026

Kontrollet për KAYO, çfarë sekuestroi SPAK-u

14:45 : 02/10/2026

Kontrollet e SPAK për KAYO/ PD: Shkoni te Rama, ai është shefi i aferës!

14:39 : 02/10/2026

“Finlanda të bën të luash keq”, Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk luan Kerjota! Pilo dhe Mitaj mund të aktivizohen vetëm…

14:30 : 02/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com