Pentagoni po dërgon në Lindjen e Mesme një grup të tretë sulmues të përqendruar rreth aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, si dhe anije të tjera të Korpusit të Marinsave.
Sipas Wall Street Journal, kjo lëvizje do të sjellë në rajon një kontingjent shtesë prej 9 mijë deri në 10 mijë ushtarakësh, pikërisht në një kohë kur Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit.
Anijet, avionët luftarakë, marinsat dhe personeli i Marinës do të mbërrijnë në rajon deri në fund të nëntorit, kanë deklaruar zyrtarët e cituar në kushte anonimiteti.
Donald Trump ka deklaruar se Irani është “gati të dorëzohet” dhe se çështja “do të përfundojë shumë shpejt”.
Duke folur në Denton, Teksas, në uzinën e Peterbilt Motors, gjatë një aktiviteti elektoral në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, presidenti amerikan tha se beson se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën “menjëherë pas zgjedhjeve”, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “ndoshta edhe para zgjedhjeve”.
“Do të bëj që çështja iraniane të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara po “përpiqen të përdorin mirësjelljen” me udhëheqjen aktuale iranian.
Reuters raportoi një ditë më herët se SHBA u kanë kthyer përgjigje zyrtarëve iranianë nëpërmjet Katarit për planin e tyre 7-ditor për t’i dhënë fund luftës në Iran dhe Liban.
E njëjta media theksonte se mosmarrëveshjet tani janë për rendin e zbatimit të hapave të parashikuar në këtë propozim.






Komente
Komento