web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stafi në turizëm, sfida e pagave dhe eksperiencës/ Fatjon Selimaj: Të huajt po sjellin konkurrencë në treg

2 Tetor 2026, 14:46, Qyteti im CNA

Mungesa e stafit të kualifikuar vijon të jetë një nga problematikat e sektorit të turizmit në Shqipëri. Për të përmirësuar standardet e shërbimit, eksperti i trajnimit të stafit, Fatjon Selimaj, së bashku me ekipin e tij, ka nisur një seri trajnimesh falas në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në Pogradec dhe në zonat bregdetare.

Trajnimet fokusohen te mënyra e shërbimit, mikpritja, komunikimi me klientin dhe elementë të tjerë që lidhen drejtpërdrejt me standardet e bareve, restoranteve dhe strukturave akomoduese.

Por krahas profesionalizimit, një tjetër debat mbetet ai për pagat dhe ardhjen e stafit të huaj. A paguhen më shumë të huajt në Shqipëri dhe a po zëvendësojnë ata punonjësit shqiptarë?

“Nuk është se një i huaj paguhet më shumë vetëm sepse është i huaj. Paguhet më shumë ai që ka eksperiencë më të madhe dhe një CV më të mirë, pavarësisht nëse është shqiptar apo i huaj. Të paktën për Tiranën, ku e njoh goxha mirë tregun, pagat janë pak a shumë të njëjta. Ajo që rëndon më shumë kompaninë janë kostot ekstra, si akomodimi dhe ushqimi”, u shpreh Selimaj.

Për Selimajn, problemi nuk zgjidhet vetëm duke rritur pagat. Sipas tij, industria duhet të investojë te punonjësit gjatë gjithë vitit, në mënyrë që sezonin e ardhshëm bizneset të mos përballen sërish me mungesë stafi dhe me nevojën për të nisur trajnimin nga e para.

“Mendoj që prurja e stafit të huaj po krijon një konkurrencë të brendshme. Por avash-avash po konsolidohet ideja që ai person që dëshiron të jetë në industri dhe dëshiron të bëjë karrierë, pas disa vitesh me një karrierë të mirë paguhet shumë mirë. Nuk është çështja që të huajt po zëvendësojnë shqiptarët. Është një konkurrencë që po krijohet në treg dhe që duhet të na shtyjë të bëhemi më profesionistë”, tha Selimaj.

Nga Pogradeci në zonat bregdetare, trajnimet synojnë pikërisht që shërbimi të mos shihet thjesht si një punë sezonale, por si një profesion ku eksperienca, komunikimi dhe profesionalizmi përkthehen edhe në më shumë mundësi dhe paga më të mira. /CNA 





19:09 Qyteti im Luan Rama

Në qytetin e poetëve

NDOC GJETJA/ NDERA DHE MARRA E LEZHËS… Krejt pavetëdijshë...

Lajmet e fundit nga