Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vijuar edhe këtë të premte turin e saj në Ballkan. Këtë të premte ajo ndodhet në Maqedoninë e Veriut ku u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup. Ai theksoi se me Presidenten e KE-së diskutuan hapur sfidat lidhur me marrëdhëniet me fqinjët.
“Dëshira jonë është që këto çështje të kapërcehen përmes dialogut, me mirëbesim dhe me respekt të ndërsjellë. Gjithashtu, në takimin e sotëm folëm, dhe e përmenda, se presim që BE-ja të përfshihet në këtë proces dhe nuk po i kërkojmë Unionit të mbajë anë.
Po i kërkojmë asaj të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme evropiane në të cilën ajo që është rënë dakord do të jetë e qartë, detyrimet do të vlejnë për të gjithë dhe procesi i pranimit nuk do të hapet përsëri për kushte të reja dypalëshe. Çdo zgjidhje duhet të krijojë siguri se me përmbushjen e saj, një fazë mbyllet dhe rruga për në tjetrën hapet pa hapësirë për interpretime të reja ose kërkesa shtesë”, tha Mickoski.
Hiqet shqiponja dykrenare nga maja e Korabit, reagon Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor
Maqedonia e Veriut: Kemi shkatërruar një grup të lidhur me organizatën terroriste IS-in
Maqedonia e Veriut arreston ish luftëtarin e UÇK-së
- 14:48 Kreu i ILD-së në Uashington, takim në DASH: Diskutime për drejtësinë dhe llogaridhënien
- 14:47 Pa WhatsApp, pa klientë, çfarë po ndodh me llogaritë e bizneseve në Kosovë?
- 14:46 Presidenti i Zvicrës njofton dorëheqjen në fund të vitit pas më shumë se një dekade në qeveri
- 14:40 Zgjedhjet dhe bindjet politike, çfarë zbuloi kompozitori irlandez Bono për bashkëpunimin e tij me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally”?
- 14:37 Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive
- 14:35 SHBA-të godasin rrjetin kriminal rus të akuzuar për shmangie të sanksioneve