AKTUALITET /

Të shtënat me armë në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona

Shkruar nga Versus

Të shtënat me armë në Tiranë, shpallen në

Tiranë- Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit mbrëmjen e djeshme në rrugën “Taulantia”. Pas ngjarjes, Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për përfshirjen në konflikt dhe të shtënat.

Bëhet fjalë për shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se gjatë konfliktit, ata kanë qëlluar me armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Versus.al

Poll