Projektet elitare të “Concord Group”, “Marina Orikum” dhe “Tirana Central Park” prezantohen në Forumin e Mikpritjes 2026
Nga një kompani lider në tregun e pasurive të paluajsthsme, tek lidhja e kontratave me brandet me prestigjoze te hotelerise. Concord Group u prezantua me dy projekte arkitekturore në Forumin e Mikpritjes 2026, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
“Sot janë një pjesë e mirë e brand-eve të hoteleri-turizmit dhe interesi i tyre është për projekte elitare. Kemi edhe modele që janë prezente me sukses, siç është Melia në Gjirin e Lalëzit, dhe nga ana tjetër ka edhe projekte të tjera si Marina Orikum. Pra, kemi nevojë për këto projekte që ofrojnë më shumë mundësi zhvillimi për vendin tonë” tha Majlind Lazimi, partner menaxhues.
Shqipëria e ka shfaqur tashmë potencialin e saj sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, ndërsa interesi i blerësve të huaj vijon të rritet. Sfidë mbetet tërheqja e turizmit elitar, një segment ku Concord Group po pozicionohet përmes projekteve si Marina Orikum në Vlorë, Tirana Central Park dhe investimeve të tjera që synojnë të sjellin një standard të ri në tregun shqiptar.
“Shqipëria është shumë atraktive, pasi ndodhet në një pozicion strategjik dhe është e pashmangshme që të zhvillojmë turizmin elitar. Megjithatë, vendit për herë të parë po i vijnë projekte të tilla luksoze, siç është edhe Marina Orikum. Unë për vete jam nga Vlora, e njoh shumë mirë projektin dhe zhvilluesin dhe kemi një bashkëpunim të mirë. Projekte të tilla si Marina Orikum e ngrejnë vendin në një tjetër nivel”, Egli Haxhiraj , bashkëpunëtor me “Concord Group”
Me projekte që synojnë segmentin premium të tregut, Concord Group po zgjeron aktivitetin në pasuritë e paluajtshme dhe hoteleri-turizëm, duke synuar që investimet e reja të sjellin jo vetëm mundësi të reja për blerësit, por edhe një ofertë më të avancuar turistike për Shqipërinë.




